• |
ide | kryesore

“S’jemi shpellarë, jemi qytetarë’, ndiqni LIVE protestën tek Unaza e Re

Lajme, Të fundit


Protesta e banorëve të cilët do t’u prishen shtëpiat tek Unaza e Re po vazhdon tani në zonën e ‘Astirit’.

Qindra qytetarë dhe dhjetra forca policie, RENEA e FNSH janë të pranishme.

Protestës i është bashkuar edhe Lulzim Basha me disa deputetë të opozitës.

https://www.youtube.com/watch?v=dkHIhCZrBNE&feature=youtu.be


5 Comments

  1. çohuni dhe bjeruni katundar e punetore qe nga shkodra deri ne vlore.lereni edvinin me palle ne dore , bashke me larot e tije nazarkot, nanot luarasi dhe sahan lepirsit , eshte koha te ngriheni te gjithe per te shporur njehere e mire komunistet

  2. Edi Ramës
    Nga Erl Kodra – 18:05, 22/11/2018
    Edi Rama, Ty duhet me të hangër gjallë.

    Sepse ti më ngjanë krejt si çetnik që ka dalë në krye të një horrdhie pushtuese, i rrethuar me çakej sulmues, buldozera, fadroma, skafandra dhe lahpera. T’i marrim gjërat me radhë; sepse me ty duhen ndarë punët njëherë e mirë.

    A e di se çfarë është një shtëpi?

    A e kupton se njeriu i shkretë, kudo që ndodhet ka referencë shtëpinë, strehën ku futë kryet në darkë, e pasi kalon atë prag të shenjtë, çlirohet prej të gjithë ndjesive negative që qenie si ty i shkaktojnë gjatë ditës? A e di se brenda atyre mureve, ata njerëz kanë të gjitha dashurinë e tyre, kanë bash arsyet pse ata ekzistojnë?

    A e di se nën ato kulme jetojnë fëmijë, gra, burra, vajza, djem, pleq dhe plaka? A e di se ata hanë e pinë, qajnë e qeshin, dashurojnë dhe vdesin nën ato kulme prej 30 vitesh?!

    A e kupton o Naçallniku i Surrelit se bota nuk rrotullohet rreth teje, dhe se jeta e gjaku i 4000 njerëzve vlen shumë më shumë se sa soji yt i lahperave?

    Nuk e kupton? Okej, se tash po e mëson.

    ***

    Tani do t’i lutem lexuesit të dobët, atij që nuk ka ndërmend të prishë taraqillëkun e krijuar nën hyqymetin e Edi Ramës, të hiqet mënjanë.

    Më vjen keq që sonte do t’ia shkërrdhej kockat idhullit tuaj, por s’kam ç’bëj.

    Sepse unë nuk mund të ndërroj dhimbjen, nuk mund të ndërroj dashurinë, nuk mund të shes ndërgjegjen, për asgjë në botë.

    Edhe pse keni vu çmim të lartë për mua; unë nuk kam ndërmend të ndalem. Jo sonte, jo në këtë jetë.

    Këtu kam një mal me dhimbje, pyetje, lot dhe mjerim të mbledhur grumbull, që nuk morën përgjigje të denjë asnjëherë.

    Më vjen keq që sonte të duhet të japësh ti përgjigjet e arsyeshme, e nëse me gjasë nuk i jep, i mjeri ti.

    Sepse për çdo përgjigje të gabuar, do të të rrjep 10 centimetër lëkurë. E nëse t’i i mbijeton këtij procesi, do të filloj me lotët e mjerimit që mbolle nëpër Shqipëri.

    Në fund, përgjatë momenteve që njeriu tregon sa herë ka pi gjinin e nanës, do të nxjerrësh të gjitha arsyet pse po e bën këtë barbari mbi ne. Sigurisht, edhe për parat.

    Teknika është e thjeshtë, klasike.

    Me majën e penës që e kam përshtatë si grep, po filloj nga qafa, prej aty ku ti nxjerr të gjitha prapësitë. Prej aty ku rrjedh e gjithë “elokuenca” jote e ndyrë kundër popullit tënd.

    Prej aty ku kanë dalë me mijëra fjalë të neveritshme, që lahperat e tu i kanë kthyer në ligje të përçuda.

    Prej aty ku ka marrë rrugë mashtrimi me timon, tepsi dhe çitjane. Bash prej vendit ku ti ndyrësirë, sa herë që flet, në vend të fjalëve nxjerr helm si gjarpëri.

    Vrraga do të jetë e gjerë, e gjatë dhe e thellë, në raport të drejtë me neverinë e vendimeve të tua për shqiptarët. Ke të drejtë të ulurish nga ky proces; unë nuk jam krejt mizorë me ty.

    Pastaj do më tregosh konceptin tënd për paret tona. Domethënë për taksat që mbledh me ligj e pa ligj, tinzash, ndërsa po tinzhisht i paketon si investim 40 milion euro për 2.2 kilometër rrugë. Do më tregosh masën tënde për 120 milion euro që i ke dhënë Vilma Nushit. Nuk shpëton dotë pa treguar sa vlejnë për ty dy dollarë, një shtëpi, një vakt bukë thatë dhe një thes me miell. Kam frikë se përgjigjet e gabuara do të shterrojnë lëkurën tënde. Qetësohu, ti ke 40 lëkurë, të cilat do t’i rrjep pa pikë mëshire.

    Në shtresën e dytë përgjigjet i dua shterruese. Pa justifikime dhe sofizma, do më thuash se pse shkatërrove Gjykatën Kushtetuese? Pse e mblodhe nën hyqmin tënd llumin e Shqipërisë, ndërsa u shpërndanë copa Shqipërie, si plaçkë lufte? Pse, o përbindësh?!

    Pse i përzure nga Shqipëria 500 mijë shqiptarë të mirë, ndërsa mijëra të tjerë i ktheve në kriminela?! Ç’kusure të tjera do të duhet të lajmë për hesapin tënd, për pazaret e tua me botën e nëndheshme?! Deri ku shkon vrapi yt makabër, duke shtypë me shpërfillje jetët njerëzore?!

    Të rrenë mendja, se ndërkohë që flet para Taulantit, Ulsiut, Gramozit, Sadriut, Ilirit, Arbenit dhe Damianit çakardisja jote do të ketë efekt?! Mos more!

    Apo se gishti yt Sandër Lleshi do të tremb shqiptarët, si pinxho?! Megjithë mend kujton se këto gjeste me xhuxha sa një gisht të bëjnë punë?

    Shënim: Ky tekst nuk do të ketë një përmbyllje. Unë e di se drama jonë do të ketë një fund të tmerrshëm, por s’ka gja, tekefundit, kjo është ma mirë se sa një tmerr pa fund. Jeni të lirë, por edhe të lutur nga unë, që ta shpërndani lajmin. Dita e Gjykimit po vjen, ndaj zgjidhni anën e duhur.

    Tani!

  3. Basha eshte djal i shkelqyer, mos degjoni komunistet se ju manipulojne, ju lutem mereni ne konsiderate çfare po ju shkruaj, lavdi demokratve te ketij vendi te vuajtur nga shkerllatat , Nazarko, muç nano, kurva luarasi e shume e shume te tjere lango poshte komunistet

  4. Urija te shton durimin, por dhuna e poshterimi te shton urrejtjen e hakmarrjen, andaj populli te zgjedhe sa ma shpejt , zgjidhjen nga keto reprezalie qe i ka bere ky pushtet. Cdo gje eshte ne kufijt e fundit, e te mos shtyhe durimi, sepse po u raskapitet, s;do jeni me ti sherbeni vetes, familjes, femijeve e avinirit per te aredhmen. Zoti i ndihmofte te ndershermit, e luftetaret per liri e demokraci.E DUA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *