• |
ide | kryesore

Vettingu, prokurori i Tiranës kapet me deklarim të rremë pasurie

Lajme, Të fundit


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot (22 nëntor) seancën dëgjimore ndaj prokurorit të Tiranës, Shpëtim Kurti. Pas hetimeve, ILDKP ka konstatuar se deklarimi Kurtit nuk është i saktë dhe se ka fshehur pasurinë.

Pasuritë e Prokurorit rezultojnë: Një apartament banimi 83 metra katrorë në rrugën Sulejman Pasha, që e ka blerë për 1.5 milionë lekë në vitin 2002 dhe ia ka shitur më pas të vëllait në 2011.

Apartament banimi 43 metra katrorë tek fusha Aviacionit, apartament me sipërfaqe 60 metra kator në plazhin e Durrësit, truall 146 metra katorë dhe ndërtesë në rrugën R. Shijaku në Tiranë blerë në 2012 për 5.5 milionë lekë. Tokë are 3650 metra katroë dhe shtëpi 160 metra katror në Has të Kuksit dhe automjet i blerë në vitin 2003.

Apartamenti i rrugës Sulejman Pasha rezulton në mospërputhje me çmimin e blerë në vitin 2002. Ky apartament është deklaruar i blerë për 2 milionë lekë por në kontratën e shit-blerjes rezulton 1.5 milionë lekë.


1 Comment

  1. Vetingu eshte nje loje e madhe nga Rama me ndihmen e Sorosit, per te vene nen kontroll dhe kthyer ne jofunksional gjyqesorin dhe prokurorine.

    Krijimi i nje turbullire te tille ne strukturat kritike te shtetit eshte katastrofik per shoqerine shqptare dhe vecanerisht per pjesen me te vyer, intelektuale dhe biznesemene normale (jo te fortet). Kjo situate eshte LIRI PER KRIMIN! Aasnje nuk hetohet, asnje nuk kapet asnje nuk denohet. Freret e policise i ka Rama, Prokurorine e ka Rama, SHISH Rama. Gjyqesori eshte gjymtuar dhe ka renen nen kembet e Rames. Cfare ka mbetur nga gjyqesori eshte i atrofizuar dhe jo funksional. Gjyqtaret nuka kane siguri Terreni eshte i bandave me lejen e Rames.

    Rama mbreteron i pacenuar i gjithefuqishem realisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *