• |
ide | kryesore

Abuzimi me autostradën Tiranë-Elbasan, Dashamir Gjika lirohet nga burgu

Lajme, Të fundit


Ish-drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Gjika është liruar nga burgu.

Ai do të hetohet për shpërdorim detyre nën masën “arrest shtëpie”.

Ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me rrugën Tiranë-Elbasan.  Ndryshimi i masës nga arrest me burg në arrest shtëpie u njoftua sot nga Gjykata Penale.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u arrestua më 2 shkurt 2018, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Mbi ish-numrin 1 të ARRSH-së, rëndonin akuzat e shpërdorimit të detyrës për aksin Tiranë-Elbasan, një rrugë e nisur para shumë vitesh dhe e papërfunduar deri më sot.

Ndërtimi i rrugës ishte parashikuar të kushtonte 407 mln $, por pas  auditit  të kryer nga Ministria e Infrastrukturës  rezultoi se rruga Tiranë-Elbasan  kishte një dëm prej 54 milionë dollarë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda  liroi Xhikën më 23 korrik pas një vendimi aspak transparent, por pas apelimit nga Prokuroria, gjykata vendosi ta rikthejë sërish në burg. Por sot Dashamir Xhika la qelinë për t’u hetuar nën masën “arrest shtëpie”.


5 Comments

  1. Kur te eshte bere mendja Sali dhe kur je nje sahan lepires i Rilindjes nuk mund te mos shkruash komente te tilla. Me nje kerkim te thjesht ne google do ta kishte kuptuar lehte fare se ciles force i perket, i perket asaj forces qe kryetari jot i qelbur e beri president te republikes!

  2. Skiftere te zgjuar te saliut,kjo ishte lojaaaaaaaa,shishen saliut se do shurroje plaku sali,me vrap ju thashe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *