• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan, plagosen dy të rinj

Lajme, Të fundit


Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi në fshatin Murras. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasin me inicialet A.S., 21 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Wolksvagen” me targa AA 396 UU, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë është aksidentuar i riu si dhe pasagjeri shtetasi me inicialet F.K., 25 vjeç. Fill pas ngjarjes, dy të plagosurit u transportuan në Spitalin e Elbasanit, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *