• |
ide | kryesore

Aksion i forcave speciale në Mitrovicë, disa të arrestuar për vrasjen e Ivanoviç

Lajme, Të fundit


Policia e Kosovës ka nisur një aksion mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës. Raportohet se janë arrestuar katër persona që dyshohet se kanë pasur lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç.

Policia ka bastisur dy pika të Mitrovicës. Pas këtij aksioni janë lëshuar alarmet në Mitrovicën e Veriut dhe raportohet se qytetarët kanë filluar të dalin në rrugë.

Televizioni publik serb RTS citon Igor Simic, udhëqësin e Listës Serbe që thotë se janë arrestuar dy persona.

Dragisha Markovic është një nga të arrestuarit. Ai është pjesëtar i policisë së Kosovës që po punonte në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit. Po ashtu, sipas RTS, i arrestuari tjetër është Marko Rashic.
Ndërkohë, më herët është raportuar se janë arrestuar katër persona.


2 Comments

  1. Ju lumt djema, arrestoni te gjith terroristat dhe kriminelet…
    Dhe ndaloni te gjitha produktet qe vin nga serbia, duhet te blihen pordukte nga shqipria dhe vendet tjera te ballkanit.. Duhet gjithashtu te bojkotohet edhe udhtimi nepermes serbis…asnje euro nuk duhet te shpenzohet tek terroristat e kriminelet….

  2. si e mbron shqiperia serbin per taksat ajenni shqiptar apo greko srbe turp turb zi zoti ju denovt derat e zi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *