• |
ide | kryesore

ARRSH nxjerr tabelën për Unazën e Re: 7 km rrugë me kosto 8.3 milionë euro

Lajme, Të fundit


Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri sot publike tabelën zyrtare në lidhje me koston e projektit  nga “Mbikalimi Shqiponja-Pallati me Shigjeta” në kuadër të Unazës së Madhe të Tiranës.

ARRSH thekson se nuk është e vërtetë se vepra ka vetëm 2.3 kilometra rrugë, por 7.02 km rrugë me kosto totale 8.3 mln euro.

“Në një kohë kur opozita pretendon në mënyrë të qëllimshme e spekulative se një kilometër rrugë shkon nga 18-20 milion euro, e vërteta është krejt tjetër sepse 7.02 kilometra kanë si kosto totale 8.3 milion euro.

Pjesa tjetër e kostos shkon për nyjen e madhe të Sheshit Shqiponja dhe katër nënkalime dhe mbikalime të tjera që do të ndërtohen në këtë segment.” – theksohet në njoftimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Njoftimi i plotë nga ARRSH:

Pretendimi se vepra ka vetëm 2.3 kilometra rrugë është e pavërtetë pasi projekti përfshin: 2.3 kilometra rrugë kategoria A Urbane; 4.68 kilometra rrugët e shërbimit “Kategoria F”; 5 km trotuare; 5 km korsi biçikletash; nënkalime këmbësorësh; ndriçim rrugëve kategoria Urbane A; ndriçim i rrugëve kategoria F; punimet e drenazhit dhe kullimit. Përveç kësaj, investimi përfshin mbikalim dhe nënkalim tek Sheshi Shqiponja; dy mbikalime të tjera dhe dy nënkalime përkatësisht tek Lana dhe Astiri.

46763299 256351718366838 7042845019308294144 N

Siç mund ta shikoni në tabelë, kostot zë për zë të këtij investimi e qartësojnë se vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në rrugët e Kategorisë A dhe ato të kategorisë F në këtë projekt kanë 75% të totalit të kostos.

Sipas po kësaj tabele rezulton se 2.34 kilometra rrugë kategoria A Urbane që është me standardet e një autostradë urbane, e para në Shqipëri, kanë si kosto në total 5.3 milion euro. Thënë ndryshe, kosto për kilometër e kësaj lloj rruge është 2.2 milion euro.

4.68 kilometra rrugë Kategoria F kanë si kosto 3 milion euro ose thënë ndryshe 646 mijë euro për kilometër. E gjithë pjesa e zërit të rrugëve në këtë vepër, përfshirë elementët plotësues është sa 25% e totalit të kostos së projektit.

Në një kohë kur opozita pretendon në mënyrë të qëllimshme e spekulative se një kilometër rrugë shkon nga 18-20 milion euro, e vërteta është krejt tjetër sepse 7.02 kilometra kanë si kosto totale 8.3 milion euro.

Pjesa tjetër e kostos shkon për nyjen e madhe të Sheshit Shqiponja dhe katër nënkalime dhe mbikalime të tjera që do të ndërtohen në këtë segment.


20 Comments

  1. ketu behet lufte propagande e jo lufte shifrash, ky edhe mund te kete te drejete po ben me shume jehone 40 milion euro per 2 km

  2. Bushat&Shkullak…. hani nje mut te madh tani.
    Ju anal-iztat e bythes e coroditet kete popull me fraza bombe ‘ MEGA VJEDHJE’ .
    Deri tani nuk keni lene genjteshter te trashe pa perdorur per anal-izat tuaja debile dhe per te shpelare dhe me shume trurin gomereve te ketij portali.

    Bushat kurva ke nje mauaj qe cdo dite, ore, minute qe vetem vjell vrer dhe helm per kete ceshtje.

    Kurve burre.

  3. Fajin e kan vet kto te ARRSHs .
    Po ti kishin nxjerre keto preventiva dhe kosto qe nje muaj me perpara nuk do fillonin te gargariseshin keta te PDs dhe analistat si Bushati dhe Lubonja per 20 miljon euro per km rruge.
    Edhe popullit ja kursenin nje coroditje totale.

    1. Edhe po ta kishin publikuar me perpara kete preventiv-kosto keta te rrugeve , prap do ta gjenin ndonje ferre per te pertypur dhe me pas per te pellitur gomeret e ketij portali .

  4. Se pari pse nuk dolen keto shifra me pare dhe se dyti, per njereit qe paguhen me taksat tona per te bere komente ketu kam nje pyetje, a nuk ju duken pak si shume 32 milione euro per kater mbikalime dhe nenkalime?. Ka edhe dicka tjeter, dhe nje pyetje tjeter me nje fjale per ARRSH, sa eshte kostoja e lotit tek ish-Shqiponja? Jo per gje, por asnje nga tre lotet nuk e ka koston 32 milione euro.

    1. kush jane keta qe u paguarkan me taksat e tua per te bere komente ketu ???? Pse ben propagande . Une perdror gjithmone pseudonimin Beso dhe nuk punoj fare ne shtet.

      Pse i etiketoni sipas qefit tuaj ata qe mendojne ndryshe nga ju ?

      Dhe ato pyetjet e tua tregojne se je injorant ( ashtu si dhe une ) ne fushen e ndertimit , dhe nuk e dime realisht sa e veshtire teknikisht, cfare cilesie rruge , etj etj ka ajo pjese.

      Por me shume i shoh pyetjet e tua si banane qe po ju hedh atyre te krahut tend qe te fillojne te kercejne dhe te ulerasin per gjera qe nuk i dine .

  5. Se pari pse nuk dolen keto shifra me pare dhe se dyti, per njereit qe paguhen me taksat tona per te bere komente ketu kam nje pyetje, a nuk ju duken pak si shume 32 milione euro per kater mbikalime dhe nenkalime?. Ka edhe dicka tjeter, dhe nje pyetje tjeter me nje fjale per ARRSH, sa eshte kostoja e lotit tek ish-Shqiponja? Jo per gje, por asnje nga tre lotet nuk e ka koston 32 milione euro. kete po e them nga pozitat e gomarit qe parafolesi Beso e perdor si epitet per te treguar se ai vete eshte inteligjent.

  6. Rruga eshte e ndare me tre lote. Kostoja e secilit nga lotet eshte parashikuar dhe eshte dhene. Ne total rruga kushton 40 milione euro. Nese e gjithe pjesa e rruges kushton 6-7 milione euro, ne cili lot jane parashikuar 33-34 milone eurot e tjera? A mundet ndnjeri nga komentuesit ta thote kete gje?

    1. Projekt preventivi me te tera kostot per ze do te jete ne linje nga ARRSHja ne ditet ne vijim . Po te jesh aq i zgjuar ti kuptosh , nuk do vish me ketu te besh pyetje-propagande .

    2. Kostoja reale është aq sa thonë ARRSH, të tjerat i mer i përhershmi edvin lapangjozi.

  7. 2,3 km rruge e standardit A ( urban)
    4,68 km rruge sherbimi e standartid F
    5 km trotuare
    5km korsi bicikleatash
    8 x nen dhe mbi kalime per kembesoret
    4 x mbikalime ( exit dhe entry ) per makinat qe nuk duan te futen fare ne nyjen shperndarese tek shqiponja
    Ndricimi, sisteme kullimi , ejt etj

    dhe ne fund vjen nyja shperndarese tek shqiponja qe merr vleren me te madhe se eshte dhe me e veshtire teknikisht dhe ka 3 nivele mbi-kalimesh makinash.

    O njereeeeez mbas nja 2-3 vitesh do ta kuptoni se ajo veper kushton me shume se 40 miljon euro ( te pakten 50) , Se aty do pastrohen parate e ndertuesve. Prandaj dhe nuk ka pasur gare per lotet.
    Kesaj i thone , do te pastrosh leket ti ,, hajde nderto dicka per vendin dhe une mbyll syte mbi financimet e tua.

    Keshtu jane ndertuar Montecarlo, LasVegasi dhe plot e plot qytete , shtete .

  8. Kësaj i thonë si kofini pas të vjelurave.
    Përse u kujtua ARRSH që të bënte publike këto llogaritje që duken hapur se nuk janë bindëse ?
    Është deklaruar publikisht se Unaza e re do të ketë gjatësinë 27 kilometra e duke bërë në pjesën më të madhe të saj vetëm plotësime e zgjerime, kostoja e përgjithëshme e saj ishte parashikuar rreth 100 milionë euro.
    Tanai ARRSH na i nxjerr këto dy kilometrat e Astirit në 39 kilometra duke i llogaritur ato dy kilometra gati 30 herë , jo po rrugë anësore, jo po pemë e ndriçime apo mbikalime.
    Me ura, mbikalime e tunele të gjata si ai i Kalimashit ishte edhe Rruga e Kombit, pothuajse e gjitha e ndërtuar në zona malore, po nuk ishte kilometri 19 milionë euro.
    Mandej, përse nuk na tregon ARRSH se si është zhvilluar tenderi i koncesionit për tre firmat që do të kryejnë punimet në këtë segment prej 2 kilometrash ?
    Opozita ka denoncuar se ka pasur vetëm një “konkurent” ndaj tre kompanive të përzgjedhura e ky farë konkurenti nuk kishte asnjë qindarkë parashë të regjistruara në bankë.
    Përse ARRSH nuk jep asnjë skjarim publik për këtë akuzë të opozitës ?

  9. Po kush eshte firma ndertuese qe ka fituar tenderin e ndertimit te rruges.Sigurisht duhet te kete nje emer por qe po mbahet shume sekret nga te gjitha krahet e pklitikes, mesiguri do jete oligark i dashur si per PS,PD,LSI.

  10. PASKAN HYRE GJITHE KURVAT ME PAGESE TE RILINDJES DHE BEJNE PROPAGANDE KURVASH. JU QIFSHA RAMEN DHE ROPT E SHTEPIS O TE PAFYTYRE . JU SIKUR JENI TE GJITHE AKSIONERE O KURVA TE RIPICKES. ROPT EDHE NJE HERE TE GJITHA KURVAVE MAVI

  11. Kur behen krahasimet ekostove per km te Unazes ose me mire te zgjerimit te unazes me segmente te tjere rrugore perfshihen dhe urat, muret mbajtes apo dhe vepra te tjera qe ka rruga. Pra kur themi 1 km rruge pershihen te gjitha dhe jo vetem korsite e rruges. Dhe ketu qendron hilja . Nuk mund te krahasohen kostot e 1km vetem korsi rrugore sic pretendohet me kostot e nje segmenti rrugor ku jane perfshire dhe urat apo vepra te tjera. Segmenti rrugor Lushnje-Fier ka dhe ura, mbikalime por ka kushtuar jo me teper se 3 mln Euro/km. E theksoj bashke me strukturat e tjera.

  12. Ju qifsha kostot e propagandën tani mbas pilafi po ato dëmshpërblimet e pronave dhe bizneseve aty kur do i jepni dhe sa kushtojnë?
    Të gjitha këto kanë procedura të gjata dhe jo vetëm një kryq të kuq te dera e shpise si bandë mafioze gjobash.
    Të gjitha kostot dhe afatet duhej të ishin transparente sipas ligjeve në fuqi, qysh para disa muajsh e jo te nxjerrin një tabelë me ca numra për propagandë, pa asnjë detaj, tani që u erdhi veza te bytha.
    Fakti që e fshehin çdo gjë dhe vetëm publikojnë ca deklarata sa herë rritet presioni publik tregon shumë në ç’hall të madh janë.
    Dhe ju rrota kari që komentoni, mateni gjatësinë e rrugës në Google maps që është fiks 2.2KM dhe boll na çate karin me rrenat e këtyre hajnave o ju qifsha ropt edhe ju

  13. Do me thene se keta nuk e quajne kosto rruge ndertimin e mbikalimit. Kjo eshte njelloj sikur te blesh nje xhup me kapuc qe e ka cmimin 500 euro, dhe ti te justifikohesh duke thene: vete xhupi kushton 20 euro. 480 euro kushton kapuci, por une po ju flas vetem per xhupin.
    Problemi i madh eshte se kete qe thjesht nje zgjerim rruge, keta na e quajne edhe rruge te re. A shqiptare mendjelehte, a.

  14. Nje nga firmat eshte firma Viktoria ne bashke pronesi,kumbari I vajzes se lulit dhe vete luli,kjo firme ka kryer 80%te punimeve ne bashkine e lulit kryetar,te tjerat kuptoini vete,ky proteston te mari me shume euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *