• |
ide | kryesore

Basha: Projekti i Unazës së Re është për again e Surrelit, jo për Tiranën

Lajme, Të fundit


Kreu i PD, Lulzim Basha, e akuzoi sërish kryeministrin Rama për vjedhje galopante me projektin e Unazës së Re. Duke folur për mediat pas takimit me banorët që protestojnë te ‘Astiri’, Basha se projekti i Unazës së Re është jo për Tiranën, por për again e Surrelit, duke iu referuar kështu kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama është një hajdut, sepse do të vjedhë 40 milionë euro, duke shkelur ligjin, duke shkelur ligjin e prokurimeve, duke shkelur ligjin e legalizimeve, duke shkelur kushtetutën, duke shkelur ligjet për shpronësimet. Ky nuk është projekt për qytetin e Tiranës, ky është projekt për Vilën e Surrelit. Agai i Surrelit do që me një të rënë të lapsit, të marrë 40 milionë euro, pasi pazaret i ka bërë kokë për kokë, është ulur ai kokë më kokë për të bërë pazaret e tenderit, për të vjedhur 40 milionë euro. Ndërsa ne jemi këtu në krah të këtyre njerëzve për t’i mbështetur dhe për të denoncuar këtë megavjedhje”, tha Basha.


3 Comments

  1. Ky eshte milioner. Kjo per Arin . Por edhe per Aret e tjere qe vazhdojne ti besojne politikes tone idiote. PD po shkon drejt fundit te saj polik me mbrojtjet e te paligjishmeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *