• |
ide | kryesore

Ky është shqiptari trafikant droge i vrarë nga policia e Janinës (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit


Policia e Shtetit në Shqipëri konfirmoi se shqiptari i vrarë në Janinë është 39 vjeçari me iniciale Altin Mulla.

Në deklaratë thuhet se Policia e Shtetit është në proces të vazhdueshëm shkëmbimi informacioni me Policinë greke për këtë çështje.

” Ndërkohë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po kryen hapat e nevojshme me autoritetet homologe greke, Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar”, thuhet gjithashtu në reagim.

Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të ditës së djeshme (22 nëntor), pranë fshatit Vissani Pogonit në rajonin e Janinës, teksa një grup policësh grekë kishin nisur kontrollet në zonë për një grup që trafikonte lëndë narkotike.

Mediat lokale greke shkruajnë se grupi i është përgjigjur me armë zjarri policisë, ndërsa forcat e rendit u janë përgjigjur me të njëjtën mënyrë duke vrarë njërin prej shqiptarëve.


4 Comments

  1. N e emer te popullit kokpllak ,i propozoj kryeministrit edvin Trimi dhe presidentit Ilir kokcepi ,qe kete cun flori qe ishte denuar me 20 vite burg per vrasje ta shpallim hero kombetar sepse kjo i ka hije shtetit te shiftareve,i paharuar qofte kujtimi tij .

  2. A nuk është kjo ndodhi e ngjashme me rastin e minoritarit grek të para pak ditëve, që shteti grek e shpalli hero? A duhet të marrim shembull nga rasti në fjalë? A duhet, pra , ta shpallim hero edhe ne dhe t’i kërkojmë llogari armikut tonë të përjetshëm për vrasjen e “heroit ” tonë “të pafajshēm”? Si do t’i bëhet hallit? A do ta sjellin këtu kufomën apo do ta marrim vetë me 1000 veta dhe parulla të ngjashme me ato greke? Pse të mos ndertojmë edhe ne një varrezë në greqi? pse ndihemi kaq inferiorë? Kaq merhuma e të dhjerë? A jemi në NATO? Thonë se në Greqi janë vrarë mbi 100 shqiptarë në vitet e demokracisë dhe ne kemi heshtur. Turp< turp, tiurp! 1000 herë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *