• |
ide | kryesore

Operacioni “Prita 2”, tre të arrestuar me 30 kg drogë (FOTO)

Lajme, Të fundit


Policia e Gjirokastrës arrestoi tre persona dhe shpalli në kërkim një tjetër pasi i sekuestroi 30 kilogramë kanabis.

Në kuadër të operacionit “Prita 2”, në pranga u vunë:

– I. R, 47 vjeç, banues në Tepelenë
– B.Sh, 45 vjeç, banues në Tiranë.
– Besjan Valca, 32 vjeç, banues në Sarandë. (në foto)

Valca

Ndalimi i makinës me targa AA523DF ku po transportohej droga, u krye pasi policia mori informacione në rrugë operative.

Drejtuesi i automjetit, kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, në afërsi të fshatit Sofratikë, ka braktisur makinën dhe është larguar duke përfituar nga errësira.

Nga kontrolli i makinës është gjetur një sasi prej 30 kilogramë e 400 gramë lendë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Policia ka ndaluar shtetasit e mësipërm pasi dyshohen se janë bashkëpunëtorë në këtë aktivitet pasi me automjetin me drejtues shtetasin B.V. kryenin hapjen e rrugës.

Gjithashtu është bërë shpallja në kerkim e shtetasit K.R, 25 vjeç, banues në Tepelenë, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ka qenë drejtues i automjetit me targa AA 523 DF ku u gjet lënda narkotike.

Droga Gjiro

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *