• |
ide | kryesore

Prokuroria për aksionin në Mitrovicë: Kërkohen prova për vrasjen e Ivanoviçit

Lajme, Të fundit


Forcat speciale të Policisë së Kosovës ROSU arrestuan sot katër persona si të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviçit, në Mitrovicë.

Prokuroria Speciale dha detaje lidhur me operacionin. Sipas njoftimit, janë kontrolluar disa lokale dhe prona në pjesën veriore të Mitrovicës, sepse është vlerësuar se në to mund të gjenden prova të rëndësishme për veprën penale.

“Me qëllim që të zbatohen procedurat e ligjshme dhe të drejta për sigurimin e provave dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe urdhrit të lëshuar me shkrim nga Gjykatësi i procedurës paraprake i Krimeve të Rënda në Prishtinë, janë kontrolluar disa lokale dhe prona në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak se është vlerësuar se ka gjasa reale se në këto lokale, shtëpi dhe prona mund të zbulohen dhe konfiskohen prova të rëndësishme për veprën penale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Gjatë këtij aksioni, Policia e Kosovës ka gjetur armë pa leje dhe materie tjera që përbëjnë veprën penale, për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare.

Pas këtij operacioni, pritet që policia të dalë një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *