• |
ide | kryesore

Protestuesja tregon shenjat e dhunës dhe kërkon lirimin e djalit: Po na çoni në vetëflijim

Lajme, Të fundit


Lindita Protoduari është një nga protestueset që mbeti dje e plagosur pas përplasjes me policinë në ambientet e jashtme të Kuvendit. Ajo tregon shenjat e nxirjes në kurriz, e megjithatë thotë se as nuk do që t’ia dijë për dhembjet e trupit po kërkon lirimin e djalit të saj. Ajo thotë se shteti po e detyron që të kryejë vetëgjyqësi.

“Më lironi djalin, kaq i kërkoj shtetin, shtëpitë i kemi bërë me mund, kam nxjerrë sytë në gjilpërë dhe kam punuar 20 orë në ditë. Po na çoni në vetëflijim”, u shpreh Protoduari pwr Fax News.

Dorjan Protoduari u arrestua dje nga ana e policisë në ambinetet e spitalit të Traumës ku kishte shkuar për të takuar të ëmën e tij, e cila mbeti e plagosur.

Ai akuzohet për organizimin e paligjshëm të protestës, edhe pse i ati i tij këmbëngul që banorët kanë dalë vetë të gjithë në rrugë, dhe nuk ka pse të bëhet një përgjegjës.

“Kur nuk e kam mirë fëmijën, nuk dua që tia dijë as për pasurinë, i bëj thirrje zotit Lleshi që të mos më mbajë djalin si organizator, të gjithë ne kemi qenë në protestë”, u shpreh Florian Protoduari babai i të ndaluarit , i cili tregoi dhe vitet e persekutimit të familjes së tij gjatë regjimit komunist.

 


5 Comments

  1. Pse je persekutuar nuk do te thote qe te protestosh ne menyre te paligjeshme dhe te qellosh policen me kapsolla dhe ti keputen gishtat,po nena dhe babai I vajzes police si ndjehen,vajza kishte shkuar ne pune dhe djali juaj dhe te tjere mund ta kishin cuar ne boten tjeter,ne kete bote secili mban pergjegjesi per ate qe ben.vazhdo dil neper tv se e gjen djalin,koka ben koka peson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *