• |
ide | kryesore

Qëlloi me këpucë Ramën, Prokuroria kërkon burg për protestuesin

Lajme, Të fundit


 

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për protestuesin Dorjan Protoduari, i cili një ditë më parë qëlloi me këpucë kryeministrin Edi Rama teksa ai ndodhej në Spitalin e Traumës, për të vizituar policen e plagosur.  Të njëjtën masë sigurie prokuroria ka kërkuar edhe për Fluturim Golecin, Ruzhdi Dacin, Marsel Velillari, Amarildo Sinanajn dhe Shpati Bilbilaj. Gjatë kohës kur kryeministri Rama shkoi në spital, ata lëshuan thirrje: “Turp turp” dhe ‘qeveri e krimit’. Gjatë protestës para parlamentit u plagosën 3 protestues dhe 12 oficerë policie.

©LAPSI.al


2 Comments

  1. Sa te zellshem kta prokuroret? Po per faktin qe po behen 2 km rruge me 40 mln Euro? me nje tender dukshem fiktiv,… su ka shkuar ne mendje te hapin ndonje hetim?

    Arrest me burg…. ky prokurori po qe qenka ne anen e ligjit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *