• |
ide | kryesore

Rrëshqitje gurësh, bllokohet rruga Levan-Tepelenë

Lajme, Të fundit


Aksi Levan-Tepelenë është bllokuar mëngjesin e sotëm për shkak të rrëshqitjes së gurëve nga skarpatet anësore.

Masivi i gurëve është shembur pranë Poçemit, çka ka detyruar autoritetet të devijojnë lëvizjen.
ARRSH njoftoi se në vend kanë mbërritur kompanitë kontraktore për normalizimin e situatës. Gjithë ata që lëvizin drej jugut duhet të përdorin rrugën e vjetër të Ballshit.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se per shkak te reshjeve intensive te shiut, ne aksin Levan-Tepelene prane Poçemit ka patur rreshqitje masivi guresh ne rruge. Kompanite kontraktore kane mberritur ne vend per te vleresuar situaten dhe zhbllokuar rrugen. Ndersa ne bashkepunim me policine rrugore eshte devijuar qarkullimi dhe mjetet po perdorin rrugen e vjeter te Ballshit”, njofton ARRSH.


1 Comment

  1. Shpresojme qe Zoti te na ruaje nga ndonje e keqe , dhe ky popull duhet ti lutet Zotit perdite dhe ne cdo cast.
    Sa per kete shtet qe s’ka breke , nen shembullin e nudistit piktor , as qe e ka idene se duhen mirmbajtur dhe kontrolluar rruget qe jane arteriet e frymarrjes s e ketij populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *