• |
ide | kryesore

Tronditet sërish Vlora, atentat me tritol ndaj biznesmenit të ndërtimit

Lajme, Të fundit


Vlora nuk po gjen qetësi nga ngjarjet kriminale. Një makinë tip ‘Benz’ me targa AA703 është hedhur në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:35 të pasdites së sotme në dalje të rrugës Transballkanike, ndërsa mjeti ka qenë në lëvizje.

Në automjet ndodhej drejtuesi, shtetasi Agron Alushaj 48 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Alushaj ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës dhe mësohet se ka humbur gjymtyrët. Sipas bluzave të bardha, gjendja shëndetësore e tij është tejet e rëndë.

Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi të karburantit nga ku po largohej automjeti.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ëve të shpërthimit të mjetit.

Agron Alushaj mësohet se merrej me biznes ndërtimi dhe ishte pronar i një guroreje në Drashovic.

Po kështu Alushaj është dhe i vëllai i ish-drejtores së Hipotekës së Vlorës, Loreta Alushaj Tozaj.

Informacion paraprak i policisë

Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


3 Comments

  1. Ne te na rrojne keto policet kurva te rilindjes qe qihen kanaleve per te fituar e mbajtur vendin e punes se te tjeret le te vdesin.

  2. Kur thone biznesmene gjithmone del i denuar me pare rekorde kriminale etj.

    Ekuivalenti i biznesmen eshte bere kriminel ne shqiperi.

    Rrofte rilindja qe e ndriti shqiperine me krim pa ndeshkim e na hapi syte se cqelbesira na qeverisin ne cdo qelize te ketoj shteti e hane buken nga leket tona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *