• |
ide | kryesore

Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Policia tregon si ndodhi ngjarja

Lajme, Të fundit


Polica greke ka dhënë informacion për vrasjen e mbrëmjes së djeshme të një shqiptari në Janinë.

Sipas policisë greke, dje pasdite, pas një informacioni të marrë në rrugë operative për trafik të lëndëve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit, Janine, forcat anti-drogë të Janinës, duke lëvizur me këmbë në zonën e Visanit, Pogon, janë qëlluar me armë zjarri Kallashnikov.

Efektivet e policisë greke iu përgjigjen të shtënave dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur një shtetas shqiptar 39 vjeç si dhe u plagos një efektiv policie.

Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe sekuestruan 6 çanta me 13 pako që përmbanin 166 kg 200 gram marijuane dhe 2 arme zjarri Kallashnikov. Efektivi i plagosur ndodhet ne spitalin “Haxhikosta” në Janine. Vijon operacioni për kapjen e trafikanteve të tjerë dhe mbledhjen e materialit hetimor.


3 Comments

  1. Ta shpallim hero kombetar sic beri greqirja me ate qe i gjuajti policise ketu. Te cohet nje grup hetimor. Te kerkohen sqarime ne rang ministrash. Te dergohet note proteste ne Strasburg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *