• |
ide | kryesore

Atentati me tritol, biznesmeni nga Vlora transportohet në Tiranë

Lajme, Të fundit


Agron Alushaj, biznesmeni nga Vlora të cilit iu bë atentat mbrëmjen e kaluar është sjell në Tiranë për mjekim më te specializuar. Mësohet se transporti i tij është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjendja e Alushajt është kritike. Ai ka humbur të dy gjymtyrët e poshtme.

Makina në të cilën udhëtonte 48 vjeçari u hodh në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi rreth orës 16:35 të pasdites së të premtes, 23 nëntor 2018, në rrugën Transballkanike.

Biznesmeni 48 vjeçar, pronar guroresh dhe biznesmen me aktivitet ndërtimi në Vlorë, i cili ndodhej brenda makinës të tipit ‘Benz’ me targa AA703 NG, ka dëmtime të mëdha në të dyja këmbët.

Shpërthimi i fortë ndodhi në momentin kur automjeti po dilte nga një lavazh, ndërkohë që 48-vjeçari ishte në drejtimin e makinës.

Policia ka shoqëruar të gjithë punonjësit e lavazhit dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa në ndihmë të hetuesve të Vlorës janë nisur edhe ekspertë nga Tirana.

 


2 Comments

  1. Nuk te vret njeri kot sot, dhe hiqeni fjalen biznesmen nga fjalori o gazetar sepse 80% e atyre qe merren me “biznes” e kane burimin e lekeve nga droga dhe prostitucioni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *