• |
ide | kryesore

“Turqit janë tërhequr nga aeroporti i Vlorës. Air Albania nuk ekziston më”

Lajme, Të fundit


Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, i ftuar në “Zonë e Lirë” mbrëmjen e djeshme, dha një lajm që fashiti trumbetat e dëgjuara deri vonë të Kryeministrit. Shehaj tha se kompania turke që do të ndërtonte Aeroportin e Vlorës është tërhequr dhe se “Air Albania” ka  ikur.

Ja bashkëbisedimi i tij me Çanin në emision në Tv Klan:

Arian Çani: Ti votove pro për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, të tha gjë Berisha me Lulin?

Agron Shehaj: Më thanë, më thanë. Ata nuk ishin të lumtur, më thanë që ia futa kot. Ata kishin argument. Vota ime ishte një votë në parim. Unë fola me kryetarin jo me Berishën. Argumenti im ishte që jam deputet i Vlorës dhe jam pro ndërtimit të aeroporitit të Vlorës. I duhet Vlorës aeroporti.

Arian Çani: Po çfarë të tha Luli faktikisht?

Agron Shehaj: Më thanë që ia futa kot.

Arian Çani: Ia fute kot se u ndave nga grupi?

Agron Shehaj: Po se u ndava nga grupi dhe mendimi i tij ishte që nuk duhet të kisha votuar në favor. Ai aeroport do të bëhet një ditë ashtu si Shqipëria.

Arian Çani: Mund edhe të mos bëhet…

Agron Shehaj: Kush Shqipëria? Edhe mund të mos bëhet, por po ta kisha menduar këtë nuk do t’i isha futur kësaj pune.

Arian Çani: Kur ta kuptosh që nuk do të bëhet do të më thuash…

Agron Shehaj: Po absolutisht. Kur të mos më shikoni më ta dini që Shqipëria nuk bëhet. Po thoja që Aeroporti i Vlorës nuk bëhet ashtu siç e kishin menduar ata.

Arian Çani: Me një kompani turke, që duhet të jenë miq të Erdoganit…

Agron Shehaj: Nuk e di, por di që turqit jan tërhequr dhe ky është lajm.

Arian Çani: E ke të sigurt këtë?

Agron Shehaj: E kam të sigurt, por nuk kam prova. E kam si dëshmi nga dikush. As aeroporti as kompania ajrore “Air Albania” nuk do të bëhen. Kompania “Air Albania” është zhdukur, s’ka më. Ka kohë që ka ikur.

Arian Çani: Rama është i paparë…

Agron Shehaj: Aeroporti nuk do të bëhet në atë mënyrë nga ajo kompani turke dhe shyqyr që nuk do të bëhet. Ata e kishin planifikuar ta jepnin me koncesion në mënyrë jo transparente, do ishte si me Rinasin dhe nuk do të kishte ndonjë përfitim. Për Aeroportin e Vlorës 40 milionë Euro do të ishin mëse të mjaftueshme.


13 Comments

  1. Ja ka fut kot! Aeroporti i Vlores sikurse ai i Kukesit eshte ekonomikisht i kote dhe nuk ka per tu bere ndonjehere!! Keto jane llafet e dikujt qe manaxhon kompanine e te tjereve!!!

    1. ‘ aeroporti i Vlores dhe ai i Kuksit jane ekonomikisht te kote’ … Ja pra dhe nje komentues qe di shume mire te vlersoje ( te kota apo jo te kota) politikat ekonomike te qeverise. Panvarsisht se per ato politika ekonomike kane marre pjese profesoret me te mire qe ne 2000 .. Del ky komentuesi gjieni dhe thote…

      NUK JA VLEN.

  2. E plasi dhe ky deputeti i vlores shashken e rradhes. Ushqimin ditor ndjekesve te PDs ua dhe.
    Po nese me 1 Janar , Air-albania fillon flutirimet , cfare do thuash ? ( apo deri atehere eshte harruar cfare the sot ) .

  3. Aahahah sapo lexova ne nje artikull ketu tek lapsi ku LULUSHI, LIDERI I OPOZITES deklaronte me pompozitet se ‘ ”nje cm rruge tek Astiri kushton 2000 euro ”” . Fillova te qesh , por dhe te trishtohem se ky person do behet nje dite kryeminister. Llider i Opozites qe nuk di veprimet elementare matematikore ?????

    1m = 100cm
    1km = 100000cm
    2,3km rruge = 230.000 centimetra.
    40.000.000 euro kosto totale , pjesoji per 230.000 centimetra total = 173 euro per cm ( ndersa lulushit i del 2000 euro per cm ).

    Ore njerez me mend tek PDja mos e lejoni te beje keto gafa.
    Dhe pastaj komentuesit e perhershem debila te ketij porali ulerisnin me komente ‘ NE ASNJE VEND TE BOTES NUK KA KUSHTUAR NJE CM RRUGE 2000 EURO’

      1. Nuk eshte cm katror … por eshte cm linear… pra imagjino nje rrip rruge me permasa 1cm( gjatesi) x 60 m ( gjeresi) x 2 ( ose 3) m thellesi .

        The ky rrip toke nuk eshte dhe… por investim ( beton, hekur, kebllo elektrike , bitum etj etj etj etj ) .

        1. KE TE DREJTE SE MUND TA BENIN EDHE 350EURO PER CM . KA KEQ E ME KEQ . SIPAS LLOGJIKES TENDE MAVI QEKA SHTATEZAN , POR SHUUUUUME SHUUUUUME PAK .

  4. Per “me falni jashte temes” kisha nje pyetje si ekspert rrugesh qe qenke, kush rruge ne shqiperi eshte bere me beton dhe hekur dhe a ndertohen rruget me beton dhe hekur?

    1. Te gjitha rrugete kategorise A ne Zvicer dhe Gjermani jane bere mbi nje shtrese betoni arme ku trashesia variaon nga 35cm deri ne 45cm .

      Shtresa e pare argjil ( minimumi 30cm )
      shtresa e dyte cakull ( jo i rrumbullaket ) minimumi 30cm
      shtresa e trete rere e cila do te zere vendet midis cakullit
      shtresa e 4 beton-arme i varfer ( minimumi 5m linear hekur i cilesise B per m2)
      shtresa e 5 bitum i varfer 15cm -20cm ( me shume inerte se bitum)
      shtresa e 6 bitum i pasur ( te pakten 60% bitum) .

      Tani shiko projektin qe ka paraqitur ARRSHja dhe do shohesh qe gati 70% e tere vepres bazohet ne betonarme ( i varfer dhe i pasur) .

      PER NAIVET. : NUK E KUPTONI QE AJO VEPER VLEN TE PAKTEN 40 MILJON EURO ? POR ATY FIRMAT FITUESE DO PASTROJNE FITIMET NGA ‘ SEKTORE TE TJERE’ .
      Prandaj dhe nuk ka gare. Kjo eshte politike e njohur ne ndertime. Hjde , ndertoje me vleren e plote 40 miljon , dhe si fitim deklaro ‘ ato te tuat’ .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *