• |
ide | kryesore

Shkarkohet pedagogu tek Bujqësori me doktorature Bolonje: Jam i paaftë!

Lajme, Të fundit



Doktor, Dardan Shehdula, pedagog në Universitetin Bujqësor, është shkarkuar nga detyra me vendim të rektorit. Në një letër publike drejtuar kolegëve të tij, Shehdula, i cili ka kryer doktoraturën në Universitetin e Bolonjës, flet për gjendjen e degraduar në Universitetin Bujqësor ku investime bëhen vetëm për pllaka dhe fasada dhe jo për laboratore studimorë.

Letra e plotë e publikuar nga ish-zv/ministri Taulant Muka:

Jeni të lirë ta bëni share/shpërndani!

Intelektualët po përndiqen si në komunizëm! Dr. Dardan Shehdula, i diplomuar (Bachelor dhe Master) në Universitetin e Bolonjës dhe doktoruar po aty, shkarkohet nga Rektori i Universitetit Bujqësor! Arsyeja e shkarkimit: Pse Dardani ndan shqetësimet e mia që unë shpreh në rrjetet sociale dhe ja plas në fytyrë dekanit dhe rektorit në mbledhjen e sentatit/profesoratit që titujt akademik janë marrë në mënyrë të paligjshme! Të tjerë pedagogë janë kërcënuar nga ky rektor pse komentojnë në statuset e mia! Ju kujtoj rektori i Universitetit Bujqësor nuk ka asnje artikull me faktor impakti, është ZERO në shkencë!

Ja ç’ju shkruan sot Dr. Shehdula kolegëve të tij sot pas dorëheqjes:

LETER E HAPUR

Te nderuar kolege i nderuar Rektor I Universitetit Bujqesor Te Tiranes Z. Bahri Musabelliu

Ka shume kohe qe degjoj fjale e komente qe, jam i paafte, qe nuk punoj, qe nuk jam prezent, qe nuk publikoj artikuj shkencore etj.

Sot dua te rrefehem, e te pranoj qe eshte e vertete.

Jam totalisht i paafte!

Jam i paafte ne krahasim me koleget shqiptar ne pergjithesi. Jam i paafte pasi ka 8 vjet qe kur jam punesuar ne FMV qe nuk shoh nje rast klinik.

Ka 8 vjet qe nuk degjoj nje debat profesional.

Ka 8 vjet qe nuk shoh nje cent te harxhuar per kerkim shkencor apo per kerkime rutine.

Ka 8 vjet qe shof laboratore te privatizuar, te kycur, me paisje qe nuk perdoren prej vitesh.

Ka 8 vjet qe nuk ka fonde per mesim, por ka per te shtruar pllaka mbi pllaka, per te lyer fasada, per te bere lulishte e parkingje, pervjetore, dreka e darka, sic e kerkon tradita.

Ka 8 vjet ku njerezit marrin e japin tituj si qoka sebepesh.

Ka 8 vjet qe merrem me mbijetesen time psikologjike, etike dhe profesionale ne nje vrime te zeze thashethemesh.

Jam dhe ndjehem i paafte kur studentet kalohen pa njohurite baze minimale. Jam i deshperuar kur studentet shprehen ilac i kuq, ilac i verdhe, shkarje mitre, melcite e bardha, deksametazoni eshte antibiotik, tuberkulozi dhe bruceloza jane semundje virale etj!

Jam i paafte kur shikoj qe studentet me te mire mbushen me gjysem njohuri dhe prekoncepte qe i bejne te paafte te punojne ne terren.

Jam i skandalizuar kur studentet leshohen rrugeve per te bere praktikat profesionale!

Jam i paafte kur shikoj qe laborantet behen profesore kurse une nuk kam te drejte te futem ne laboratorin qe kontribuova per ta paisur.

Jam i paafte te menaxhoj programet e mobilietit te stafit qe riaktivizova me parate e mia.

Jam i paafte te perkthej libra me google translator e ti ve emrin tim siper.

Jam i paafte te gjej projekte pasi aftesite e kolegeve te mi i tejkalojne fushat e tyre te ekspertizes, sa qe mbulojne nga 3-4 fusha ekspertize brenda projektit.

Jam totalisht i paafte pasi here pas here largohem jashte shtetit me parate e mia per trajnime, konferenca panaire duke lene studentet ne doren e titullarit te lendes.

Jam aq i paafte sa, shpesh refuzoj te firmos procesverbalet e notave, pasi nuk e kuptoj qe nxenesit me mesatare nen 6 ne fakultet, ne shkollat e doktoratures behen gjeni me mesatare mbi 9.

Jam aq i paafte sa qe nuk shkruaj dot nje artikull shkencor ne nje gjuhe te huaj qe nuk e njoh.

Nuk paraqes dot nje punim shkencor ne nje gjuhe te huaj qe nuk di ta flas.

Jam i paafte kur shikoj mrekullite qe te tjeret arrijne ne kerkimin shkencor me kosto zero!

Jam i paafte te publikoj te revista Anglistikum, Indian Veterinary Journal of proff ass, Iranian school of veterinary bullshit etj etj.

Jam i paafte ti sugjeroj fermereve shqiptar nje koleg veteriner te afte per ta nxjerre nga bataku ku te tjere kolege veterinere e kane futur.

Jam i paafte te mbyll gojen, te mbush barkun me raki plepi, te servilosem per nje kocke qe natyrisht do vije momentin e zgjedhjeve.

Jam i paafte dhe duket qarte nga ndeshkimet dhe parlajmerimet qe kam marre gjithe keto vite nga Elita e FMV.

Te gjithe jane dakord, e keqja, i paafti, ai qe perfiton nga situata, ai qe nuk ben mesim, qe nuk shkruan artikuj shkencor me faktor impakti, qe nuk ka bere akoma nje liber, qe bertet e ankohet ne cdo mbledhje departamenti, qe mendon se mesimdhenia nuk mund te behet pa praktiken e perditeshme, qe nuk ka aftesine ti bej diplomen apo doktoraturen fallco nje studenti, ky jam une.

Kerkoj ndjese publike qe e kam cenuar imazhin e ketij djepi te kultures dhe profesionalizmit shqiptar me komentet dhe sjelljet e mia jo etike.

I kerkoj ndjese Elites se ketij institucioni qe punon me vetemohim per formimin e brezit te ri veterinar! Diploma e vetme ne Shqiperi qe njihet ne mbare boten, ne krahasim me diplomat e Universiteteve Europiane qe njihen vetem ne Europe.

Kur i tregova nje kolegeje hollandeze se sa i paafte jam, me tha: “Leave it, you can’t pull on a dead horse!!!


11 Comments

  1. Tmerr,tmerr,tmerr…stimulohet antivlera,e keqja,injoranca me Leket e takspaguesve shqiptare!
    Kjo eshte vetvrasje kolektive.
    Shqiptarit jepi Dipllome,por jo dije,thone serbet.
    (Po kaq interesant sa ky shkrim,edhe “Taulanti nxjerr horllëqet e qeverisë: Rama i kërkonte llogari
    ministrave për “Like-t” në Facebook”.)

  2. jam i paafte! Jam i paafte se ndjek parimet dhe ligjin dhe jo qokat! Jam i paafte se jam i vetmi ne administarte qe nuk vjedh! Jam inpaafte se nuk lejoj shefat “suoer te afte”te me fyejne! Jam inpaafte se nuk e duroj dot padrejtesine! jam i paafte se i urrej hipokritet, servilet, hajdutete! Po kush jam une qe do u tregoj moralin shefave?? ah po! jam nje i paafte me shume arritje??! what the fuck…?

  3. Zoteria eshte veterineri me i mire ne Shqiperi per semundjet aviare, eshte konsulent veterinar i te gjithe Kompanive me te medha shqiptare ne prodhimin e vezeve dhe te mishit si dhe pjeses me te madhe te prodhuesve te vegjel ne kete fushe. Kompetenca e tij eshte e padiskutueshme dhe ne te gjitha ato qe thote nuk i heq asnje presje, ca ti shtoj ndonje gje qe ka harruar.
    I uroj pune te mbare pasi te gjithe prodhuesit po e presin te jete me prezent ne zgjidhjen e halleve te tyre.
    Chi sa, fa; Chi non sa, insegna.

  4. Profesor Dardani,dallohej mes pedagogeve te tjere qe jepnin mesim gjate kohes qe un studioja,gjithmon i vecuar dhe i paperlyer,kshu e mbaj mend un per 5 vite studimi.Cdo fjale qe ka shkruajtur eshte shume e vertete,qe te gjitha pa perjashtim,5 vite shkolle nuk bem nje operacion sepse skishte medikamente,5 vite shkolle dhe laboratoret mbaheshin me celsa,mos te permendim emra por dihet se cndodhte ato vite,”profesori peshkut,kalonte studentin vetem se thonte krapi apo trofta??kurse profesori parazitit kishte nivelin me te larte te ironis,ah medet cfare shkolle.Profesor Dardani nuk punonte per rroge apo per te prit qokat e sezonit te provimeve,ai qe e njeh,e din shum mir qe ska nevoje per keto.Ke shum te drejte per te gjitha profesor,respekte nga nje studenti yt.

  5. I nderuar njeri i Mendjes!
    Me ngjan se lodhesh kot..
    Eshte nje regjim injorantesh..me ne krye nje njeri te paarsimuar…
    Ai ka mbaruar shkolle por nuk ka marre arsim..
    Kryeministri i vetem ne Bote qe te mos njohe jo Finance dhe Matematike,joooo ai nuk njeh Aritmetiken…
    Sa per ata qe lexojne e komentojne kam tu them…” Votojeni Perseri”..
    – “More ne ju ardhesha dhe ne me pafshi,ma zi ma bafshi…”!

  6. Gjithshka e vertete! Ik profesor sa me pare, te shpetosh nga krimbat! te tjere do te vijne pas! te gjithe jemi gati te ikim. Ky eshte modeli qe na serviren liderat tane. Injorantet nuk mund te mos mbillnin vetem injorance!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *