• |
ide | kryesore

Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 të dënuar pritet të amnistohen për festat e fundvitit

Lajme, Të fundit



Rreth 600 të dënuar për krime të lehta pritet të përfitojnë ga amnistia e fundvitit. Drafti ligjor që po përgatitet parashikon amnistimin e veprave të lehta penale të ndodhura deri në 30 nëntor 2018 për ata të burgosur që u mbetet për të kryer edhe dy vjet nga dënimi.

Ministria e Drejtësisë ka hartuar një draft për amnistinë e të dënuarve, i cili i është dërguar për mendim Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme.

Burime nga Ministria e Drejtësisë kanë bërë me dije se në draftin e propozuar prioritet i është dhënë kryesisht grave dhe të dënuarve të mitur, ndërsa janë përjashtuar të gjithë ata që kanë marrë dënime për vepra të rënda penale.
Sipas projektligjit, propozohet që të amnistohen personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ.

Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.

Amnistohen personat e dënuara femra, që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 55 vjeç.
Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.
Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, pavarësisht nga ndalimet e nenit 4 të këtij ligji, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale të rënda si vrasjet, trafiqet, krimi i organizuar, krimet kundër jetës dhe shëndetit, grabitjet, krimet në familje, dhuna seksuale, korrupsioni dhe një sërë veprash të tjera penale që dënohen mbi 3 vjet burg.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *