• |
ide | kryesore

Kosova në ngërç, heqja e vizave mund të shtyhet edhe pas vitit 2019

Lajme, Të fundit



Premtimi se qytetarët e Kosovës në fund të këtij viti do të mundë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen po del të jetë mashtrimi i radhës. Kjo për faktin se të premten e ardhshme (më 7 dhjetor) Këshilli i Ministrave të BE-së ka mbledhjen e fundit për këtë vit, përderisa pak ditë para këtij takimi tri organet e BE-së, Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli, ende nuk kanë dalë me një dokument të përbashkët për liberalizim të vizave,.

Njohësi i integrimeve, Besnik Vasolli, ka thënë për “Zërin” që gjasat janë minimale që heqja e vizave për Kosovën të jetë pjesë e agjendës së Këshillit të Ministrave më 6 ose më 7 dhjetor të këtij viti.

“Gjasat janë shumë të vogla, në fakt nuk ka indikacione që do të hyjë Kosova në agjendën e ministrave. Por edhe nëse eventualisht do të hynte në agjendë dhe nëse hipotetikisht presim që vendimi do të ishte pozitiv, atëherë hyrja në fuqi e vendimit nuk do të mundë të ndodhte sivjet, por tek në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Vasolli.

Sipas Vasollit, në rast se vendimmarrja nuk ndodh as deri në mars të vitit të ardhshëm, atëherë heqja e vizave do të shtyhet deri në fund të vitit 2019 ose edhe më shumë./Zeri


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *