• |
ide | kryesore

Ryshfet 5 mijë lekë policit për të shmangur kontrollin, arrestohet 47-vjeçari

Lajme



Policia Rrugore godet një tjetër rast të mitëdhënies në kryeqytet. Në pranga ka rënë një 47-vjeçar, i cili i ofroi rryshfet punonjësit të policisë rrugore me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll.

“Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 47 vjeç, banues në Kamëz. Ky shtetas në rrugën “Lord Bajron”, i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë të prerjes 5000 lekë me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll” thotë policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *