• |
ide | kryesore

Kapet 57 kg drogë në kufi me Greqinë, pranga për 57-vjeçarin

Lajme, Të fundit


Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë në Sarandë kanë sekuestruar 57 kg kanabis, të fshehur në shasinë e një automjeti në të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh.

“Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të automjetit tip “Ford” me drejtues shtetasin F.C, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore, si dhe duke përdorur qenin antidrogë, kanë konstatuar të fshehur në shasi të automjetit një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva, me peshë totale prej 57 kilogramë”thuhet në njoftimin e policisë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët për hetimit e narkotikëve në komisariatin e policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, Fatmir Çaushi, 48 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në fshatin Çukë të Sarandës.

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, shtetasja M.Çaushi 50 vjeçe, e cila udhëtonte sëbashku me bashkëshortin e saj në automjetin ku u gjet lënda narkotike.

Materialet do ti dërgohen Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *