• |
ide | kryesore

Majko: Rama do dëmtonte veten nëse nuk rikandidon Veliajn

Lajme, Të fundit



I ftuar në emisionin ‘A show’ me Adi Krastën në News24, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka folur për aktualitetin politik, opozitën, si dhe nëse do të mbështeste një grupim që do kishte ndryshim politik brenda PS.

Majko tha se kryeministri Rama do dëmtonte veten nëse nuk do mbështeste Veliajn për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Tiranës. Sa i përket opozitës, Majko u shpreh do donte një PD më të fortë.

Pjesë nga intervista:

Krasta: Çfarë raporti ke ti me zotin Veliaj? Raport të mirë pune apo jo?

Majko: Po.

Krasta: Mund të ndodhë që nëpër takime, nëse ti do kishe marrë një njoftim që një grup njerëzish brenda PS me në krye kreun e bashkisë së Tiranës që domosdoshmërish të kërkon që të jetë konkurrent edhe këtë herë për bashkinë e Tiranës dhe nëse ndodh kështu ai e fiton betejën. Pra nëse ka një grupim  i cili kërkon të bëjë një ndryshim politik brenda PS. Pra ti marrë Ramës pozicionin e partisë me shpresën që më pas të bëhet kryeministër. Këtë aksion, ti e mbështet, nuk e mbështet apo kundërshton?

Majko: Si ta përkthej unë këtë. Mendon se Veliaj, të abstragojmë bashkë, do kërkojë t’i zërë vendin Edi Ramës duke qenë Rama në kokë të vet kryeministër i Shqipërisë.

Krasta: Po

Majko: Te lutem. Nuk ndodh.

Krasta: Nuk beson apo nuk ke informacion.

Majko: Nuk ndodh.

Krasta: Mund të ndodhë që kryeministri të mos e vendosë Veliajn për kryetar të Tiranës dhe nëse ndodh pse duhet ta bënte?

Majko: Nuk kam informacion. Por mendoj se Rama do dëmtonte veten nëse do e bënte këtë.

Krasta: Mund të ma shpjegoni, si do dëmtonte veten? Pra Mansatirliu shkon për bashkinë e Tiranës dhe Veliaj…

Majko: Nga e ke këtë informacion?

Krasta: Nuk kam informacion. Thashë po abastragoj në emër të spektaklit. Thashë ta supozojmë.

Majko: Po meqë po supozojmë gjej një emër tjetër o vëlla. (qesh)


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *