• |
ide | kryesore

Miratimi i Buxhetit, reagon Basha: Ky është më i keqi në 28 vite, legjitimon grabitjen e taksave

Lajme, Të fundit


Kryetari i opozitës Lulzim Basha thotë se buxheti i vitit 2019 i miratuar nga maxhoranca është buxheti më katastrofik në 28 vite. Sipas tij ky buxhet legjitimohet zhvatja dhe grabitja e taksave të shqiptarëve.

“Ditën e sotme organizata kriminale ka kaluar buxhetin më katastrofik. Legjitimon zhvatjen dhe grabitjen e taksave tuaja dhe pasuron një grup oligarkësh dhe qeveritarësh. Dy janë karakteristikat e këtij buxheti apo vjedhje masive me një votë jolegjitime. Shqipëria në 5 vite të Edi Ramës është katandisur në një vend ku 97% e qytetarëve paguajnë taksa më shumë dhe fatura më të shtrenjta se në vendet e rajonit. Ka nxjerrë nga xhepat e shqiptarëve 1.9 mld euro më shumë. Kjo rritje galoponte taksash që ka çuar në 1.9 mld euro më shumë të marra nga xhepat tuaja nuk ka sjellë asnjë rritje ekonomike por e ka futur vendin në një cikël krize. Nuk ka shembull më të trishtë për ta ilustruar këtë se sa përditësimi i fundit i shifrave të falimentimit të bizneseve. 60% më shumë biznese kanë mbyllur qepenat këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Mbi 73 mijë biznese të mbyllura që kur Rilindja ka ardhur në pushtet që prekin 150 mijë familje shqiptare. Ky është rezultat i drejtpërdrejt i frymës mbytëse për ekonominë që ka shkaktuar qeveria e Edi Ramës”, tha Basha.


3 Comments

  1. Besoj se buxheti me i mire do ket qen ai i vitit 97. Po mire e kuotoj qe do te besh opozit se ajo eshte puna jote, po mos u be kaq karagjoz mor lul. Mos mashtro kaq hapur se nuk po u drejtohesh femijve nen moshen 6 vjec.

  2. Hajdutet rilindas, qe mesa duket, edhe keta komentues kuqale po na cojne deri ne 97,duket qarte qe si babai i tyre shpirteror bente krahasim me mbreterine e vitit37, kaqe jane pregatitur me shkollen ML, sa s;durojne dhe shume here na i shfaqin edhe ketu ne portal. Nuk u degjon, e beson me njeri ju o bandite, hajdute, kriminele, narkomane, sepse ne te tere fushat e ekonomise, e qetesise publike e vertetuat qe jeni pushtet i banditeve, pranda ju lehesit e ruajtesit e kopese kriminale qe hidhni mashtrime, e sajime, se si te poshtroni opoziten, jeni ne grahamat e fundit te asfiksise mortore rilindase, diktatura tuaj do deshtoi edhe me keq se e babait tuaj shpirteror, dhe ketij psikopati qe ka pushtuar nje popull me djallezite e pabesite e tije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *