• |
ide | kryesore

Prindërit e Marvi Mihalit: E dimë kush e vrau, vetëgjyqësi nëse s’ka drejtësi

Lajme, Të fundit



Prindërit e Marvi Mihalit, 22-vjeçarit të vrarë me thikë vitin e kaluar pas një sherri pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, deklaruan nga salla e gjyqit se nëse nuk vendoset drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Kam parë me qindra dhe mijera here videon e vrasjes se djalit tim. Personi qe e qelloi eshte Dejvi Bitraj” – kështu deklaroi sot nga salla e gjyqit babai i Marvi Mihalit.

Fatmira Mihali, nëna e 22-vjeçarit, tha se besonte të drejtësia dhe se do luftonte deri në fund.

“Dua të sqaroj se nuk do të ketë kurrë gjyq për dëmshpërblim. Nuk ka vlerë që më zëvendëson djalin. Në ngjarje Marvi ka hyrë vetëm për të ndare dy vetë. Eugen Bitraj e tërhoqi nga pas dhe e rrëzoi. Ata ishin përgatitur për të vrarë. Do vrisnin këdo që do u dilte para. Kam besim tek drejtësia dhe sa të kem jetë do luftoj. Askush nuk mund të dalë i pa lagur nga kjo histori”, tha nëna.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *