• |
ide | kryesore

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Korfuz, autori një pjesëtar i Agimit të Artë

Lajme, Të fundit


Duket se është zbardhur vrasja e një 63 vjeçari shqiptar pak ditë më parë në zonën e Korfuzit në Greqi. Petrit Zilfe u gjet i vdekur në një kanal të hënën e shkuar (26 nëntor), ndërsa vrasja ndodhi të dielën. Për vrasjen është arrestuar një banor greke 44-vjeçar, i cili thuhet se është anëtar i Partisë ekstremiste të Agimit të Artë.

Shqiptari ishte qëlluar me armë zjarri tip çifte nga një distancën e afërt. Policia greke ka gjetur edhe armët e vrasjes, duke e çuar për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës.

Sipas deklaratave, ata debatuan fillimisht në një kafene dhe autori e ka kërcënuar viktimën. Më vonë, ai i ka ngritur një kurth shqiptarit duke realizuar vrasjen me gjakftohtësi me një pushkë gjuetie, duke e hedhur më pas në një kanal. Viktima u gjet të hënën nga një shofer. Autori është i njohur në qarqet e Agimit të Artë./ora news


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *