• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Korçë, vdesin burrë e grua

Lajme, Të fundit


Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë- Pogradec, ku një çift bashkëshortësh janë përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pocestë. Polici bën me dije se një automjet ka aksidentuar burrë dhe grua, të cilin po kalonin rrugën.

Si pasojë e përplasjes, bashkëshortët kanë mbetur të plagosur rëndë. Ata janë transportuar me urgjencë në spital, ku edhe kanë ndërruar jetë.

“Më datë 04.12.2018, në orën 17:26, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Pocestë, shtetasi S.N, 63 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar 2 shtetas, (një burrë dhe një grua) kalimtarë në rrugë, të cilët janë trasportuar në Spitalin e Korçës ku kanë ndërruar jetë” sqaron policia.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *