• |
ide | kryesore

Arrestohet i dënuari me 8 vite burg

Lajme, Të fundit


Një 43 vjeçar i shpallur në kërkim për grup të strukturuar kriminal është arrestuar falë  telefonatës së një qytetari.

Alban Gjegji, 43 vjeç, banues në Ulëz, Mat ishte dënuar me 8 vjet burg nga Gjykata  e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë për   veprat penale “ Grup i Strukturuar kriminal”,  “ Kultivim i bimëve narkotike ”,kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 333/a/2, 28/4, 284/1, 334/1, e 55 të Kodit Penal, ku ka për të kryer dhe 7 vjet 4 muaj e 24 ditë burg.

Fotoja e tij ishte shpërndarë nga policia si një nga personat me rrezikshmëri shoqërore dhe që kërkonte ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur arrestimin e tij.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *