• |
ide | kryesore

Grabitet tregtari në Tiranë, autorët të maskuar dhe me armë

Lajme, Të fundit


3 persona të maskuar me kapucë kanë sulmuar një tregtar në tregun ushqimor dhe nën kërcënimin e armëve i kanë marrë lekët e xhiros që kishte në dyqan, tek Qyteti Studenti, si dhe disa steka cigaresh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit pranë Qytetit të Nxënësve.

Ka qenë vetë pronari i biznesit që ka sinjalizuar policinë për rastin, ndërsa kjo e fundit shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes. Më pas ai u shoqërua në komisariat për të dhënë dëshminë e tij. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *