• |
ide | kryesore

Infermierët të indinjuar, qeveria na mashtroi: Premtuan rritje të pagës me 20%

Arkiva, Të fundit


Ndonëse infermierët bëjnë pjesë në grupin e profesionistëve që po largohen në mënyrë masive  nga vendi, duket se ata nuk po motivohen mjaftueshëm edhe prej veprimeve më të fundit të qeverisë.

Shoqata e Infermierëve ka reaguar kundër votimit në parlament për buxhetin e 2019-ës, ku ndryshe nga çfarë u ishte premtuar, paga do t’i rritet me vetëm 7 %. Ministria e Shëndetësisë i kishte premtuar infemierëve rritje me 20% të rrogës. Mosmbajtja e këtij premtimi premtimi, ka revoltuar së tepërmi këtë kategori profesionistësh.

“E turpshme Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale premtoi kur u shpall buxheti per 2019 se do kishte rritje page ne rreth 20% ndersa pak dite me pare thote se do rriten pagat vetem me 7% ndersa mesuesit dhe policet me 14%.

Jo vetem qe mbeten kategoria me e diskriminuar dhe me e pavleresuar ne vend, por deri sa te hy ne fuqi per zbatim ky ligj do jete harruar qe u premtua rritje page per kete kategori” , shkruan Shoqata e Infermierëve.


2 Comments

  1. Jo jo, e keni marre vesh gabim. Ka qene “rritje penisi qeveritar” me 20% dhe rrudhje bythe juaja qe e votuat, po me 20%

  2. Ja shume mire shoqata. E shkruat nje deklarate dhe kaq. Hajt mor frikacake, lini punen te organizuar dhe shkoni te unaza e re. Aty le te bashkohen te gjithe te revoltuarit e ketij vendi dhe ta zbythim qelbesiren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *