• |
ide | kryesore

Paketa sociale/ Ahmetaj: Sa para do marrë çdo pensionist

Lajme, Të fundit


Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi se pas pak ditësh qeveria do të shpërndajë shpërblimet e pensionistëve me rastin e fundvitit.

Ministri Ahmetaj tha se çdo pensionist do të përfitojë 5 mijë lekë shpërblim.

“Pas disa ditësh qeveria do të shpërndajë edhe bonusin për pensionistët, 5 mijë lekë të reja për pensionistë. Nuk ka pasur kurrë precedentë të kësaj shume. Ne e kemi kthyer në traditë dhe në vitet që vijnë do ta kthejmë në një politikë të konsoliduar buxhetore”, tha ministri.

Kreu i Financave u shpreh se pas pak ditësh qeveria do të miratojë vendimin për rritjen e pagës minimale nga 24 mijë lekë në 26 mijë lekë. “Një lajm i mirë për buxhetin dhe që së shpejti kalon vendimi në qeveri është rritja e pagës minimale. Po shkon 26 mijë lekë, pra një rritje graduale. Është marrë parasysh shumica e kërkesave të sipërmarrjes”, tha ministri.


5 Comments

  1. Po idiot po. Mos iu ndani kerkesave te “sipermarrjes” sic i quani ne shqiperi mafiozet qe shtiren si biznesmene. Mos e rruani per popullin por hidhuni kothere 50 mije lekshe (30 euro) apo 20 mije lekeshe (12 euro). Por keshtu kane per t’ju hedhur edhe juve si ushqim per qente, kur t’ju vije dita. Dhe s’eshte larg.

  2. Thjesht nje hipokrizi e radhes per kete popull qytetar qe kurre nuk ngrihet dhe ta qeroje kete idiot mashtrues . Deklaron se cfare do te shtoje ne vleren e pensioneve sikur ti kishte nga xhepi i tij apo i te jatit te tij por , nuk thote asnje fjale per rritjen e vazhdueshme te cmimit t e karburanteve , te energjise elektrike , te ujit te pishem qe s’pihet , te cmimeve ne rritje te artikujve ushqimore qe nuk kontrollohen , te taksave me Ligj me Urdher apo me VKM qe u grabiten dhe vidhen shqiptareve qe duan te punojne por qe keta horra hajdute i kane kthyer ne skllever.
    Asnjehere nuk kane mundur te deklarojne se ku i gjejne te ardhurat , luksin e cfrenuar keta dembele primitive antikombetare .

  3. Merita per 50 mije leke ne fund te vitit eshte e qeverise Berisha, si dhe ngritjet e vazhdueshme te pensioneve,,,,Kohe e shkuar, por qe vlen tia kujtojme ketij hajduti FERMES, se si macok me cizme qe ka qene , na eshte bere ari me cizme. Leri mashtrimet, e derdellimat per rritje ekonomike por shihni se si jeto populli, se e mbytet me taksa, me cmime te larta, e gjoba vend e pa vend e mburreni per pushtet.. ju keni ngritur pushtetin e varferimit e te vjedhjes, por ne nje popull te rraskapitur e te lodhur nga politikat e sidomos kjo e qelbesirave, qe e shfrytezojne ne menyre perfekte varferine, e sundimin, ky popull nuk ngre zerin, kjo eshte fatale, sepse nga kush e presin ndryshimin,,,,,vetem populli do dije tua tregoi vendin ketyre gushe kuqeve pushtues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *