• |
ide | kryesore

Veç Arta Markut edhe 4 emra të tjerë për postin e kryeprokurorit

Lajme, Të fundit


Vendimi i parë që pritet të marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas konstituimit do të jetë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë 7-vjeçar.

Në ligjin e ndryshuar të prokurorisë, kandidati për Prokuror i Përgjithshem krahas kalimit të vettingut ka vendosur si kriter që pretendentët të kenë mbaruar Shkollën e Magjistraturës ose të kenë një gradë shkencore.

Ligji kërkon që kandidatët të kenë 15 vite eksperiencë dhe të mos kenë mbajtur funskione politike në administratë.

Nga lista prioritare e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun, duket se këto kritere i plotësojnë prokurorët Arta Marku, e cila kryen këtë detyrë përkohësisht, Arben Dollapi, Adnand Xholi, Besnik Muçi e Sokol Stojani.

Përveç Arta Markut, e cila e ka shprehur publikisht dëshirën për të kandiduar, ende nuk ka emra të tjerë të cilët të kenë shprehur të paktën publikisht këtë qëllim.

Pas zgjedhjes se KLP-së, është kjo e fundit që i liston kandidatët.

Kryeprokurori zgjidhet me 3/5 me një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, atëherë detyrën e merr kandidati i renditur i pari në listë.


7 Comments

  1. Arta Marku kandidatja e KLP pra po u zgjodh Arta artistja bashke me ekipin e saj prestigjoz do i kemi 7 vjet????
    Dmth vari qillon prokurorisë.

    O zot cfare niveli medioker

  2. Nen udheheqjen e partise dhe udheheqesit legen-ndar -Nafije Marku ka pasur shume arritje ne futjen ne burg ata qe kundershtonin per prishjen e shtepive te tyre ,per ata qe shesin kokoshka dhe majdanoze dhe arritja me e madhe eshte ajo e lenjes te lire te shume trafikanteve dhe krimineleve dhe lirimit te tyre nga burgu ,prandaj e meriton dhe nje mandat ”tjeter”.

  3. Po pse e kruan menderen me Ermonelen ti o i pa emeri i ridhjerjes tone sepse ate kam shoqe te ngushte

  4. Skiftere me kara qe shkruajne te lapsi nuk ka neper portale te tjera,ku eshte futur korbi I Zi sali dhe sorra lul,me ke jane ne keto dite protestash te fuqishme te udhehequra nga cuni I fari balliut,dini gje ju skiftera,prokurorin do votoje dhe pd

  5. O autiku partise, te shkruash kunder qeverise nuk do te thote te jesh me Saliun ose Lulin. Po ju brigada e byrekeve pa leke aq tru keni aq thoni.Ju dhe pa buke tju lesh, tju qish grate dhe motrat prape se tradhetoni idealin e partise. Eshte viti 2018 dhe nuk mund te vazhdojne Lenka Cukot e Rilindjes te tallen me kete milet se boll ka vuajtur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *