• |
ide | kryesore

21-vjeçari i zhdukur në Dibër, familjarët dyshojnë për rrëmbim

Lajme, Të fundit


I riu në foto është Mateo Aga, 21-vjeçari që rezulton i zhdukur prej 7 ditësh.

Familjarët që kanë bërë denoncim në polici, dyshojnë në Mateo është rrëmbyer.

“Pasi ka punuar me babain e tij, deri në orën 21:35 ka qenë duke pirë kafe në një lokal në Maqellarë. Doli me një shok nga lokali. Është larguar me bashkëfshatarin e vet me makinë.

Prej më shumë se një muaji ai s’ka folur fare në telefon se s’ka pasur. Fliste me telefonat e shokëve, pasi të vetin e kishte të thyer. Kemi frikë mos i kanë ngritur shokët kurth.” thanë familjarët për ‘News 24’.

“Dyshojmë se e kanë rrëmbyer djalin. Në 29 nëntor djali shkoi në fshatin Grezhdan,” shprehen prindërit.

Policia e Dibrës raporton se po punohet për gjetjen e 21 vjeçarit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *