• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga vrasja e 18 vjeçarit shqiptar në Greqi, flet autori i arrestuar

Lajme, Të fundit


Autori i dyshuar i vrasjes së 18 vjeçarit shqiptar pretendon se e ka qëlluar aksidentalisht viktimën.

I arrestuari sipas mediave greke, ështt një grek 18 vjeçar, shoku i viktimës, i cili në deklaratat e para të tij, se nuk kishte qëllim për ta vrarë.

Pak para krimit, viktima dhe autorit thuhet se kanë qenë në një kafene.

Ndoshta një nga arsyet e përleshjes midis tyre mund të ketë qenë një sasi e konsiderueshme parash që janë gjetur në posedim të 18 vjeçarit Mario Isa, i cili ka lindur dhe është rritur në Kavala dhe më parë ka luajtur në ekipin e futbollit lokal, shkruan “Protothema”

Sidoqoftë, i riu i pafat nuk kishte pasur kurrë probleme me policinë. Paraprakisht, mjekësia ligjore bën me dije se një plumb që ka goditur në gjoks të ndjerin, i ka shpuar mushkërinë.

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë se pse autori i ngjarjes, një 18 vjeçar ishte i armatosur dhe cilat ishin arsyet që qëlloi mbi të riun shqiptar.

Funerali i 18-vjeçarit do të jetë të premten, pasi priten të afërmit e tij edhe nga Shqipëria.

I riu mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e 4 dhjetorit rreth orës 22:00./ora news


3 Comments

  1. Gazetar te peshtire diletant dhe ministri e jashtme diletante ,shqiptaret theren me njeri tjetrin dhe ju akuzoni greket ,bile nuk keni as guxim te tregoni se nga ishte vrasesi ,skutha by….ra ,te fundit gjithe jeten keni per te ngel se jeni te percmuar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *