• |
ide | kryesore

MOTO GP/ Shpatull “e re” për Marquez: operacioni përfundoi me sukses

Sport



Marc Marquez buzëqesh me shpatullën e majtë të fashuar, të dëmtuar disa herë gjatë sezonit, pas ndërhyrjes kirurgjikale të cilës i është nënshtruar. Piloti i Honda, nga Spitali Universitari Dexeus i Barcelonës, i ka siguruar tifozët e tij me një postim në rrjetet sociale: “Ndihem më mirë që tani, faleminderit për mbështetjen”.

Operacioni, i kryer nga ekipi mjekësor i përbërë nga Xavier Mir, Victor Malet e Teresa Marlet, ka përfunduar me sukses dhe periudha e rehabilitimit do të zgjasë rreth një muaj e gjysëm: kampioni i botës në MotoGP do të jetë rregullisht në pistë për testet, në program në muajin shkurt, në Sepang.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *