• |
ide | kryesore

NATO kërcënon Kosovën: Do të përballeni me pasoja serioze nëse krijoni ushtrinë

Lajme, Të fundit


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

Sipas Stoltenbergut, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaft të papërshtatshëm, pa u respektuar procedurat”.

Këto deklarata, kreu i Aleancës Veriatlantike i bëri në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo shkon përtej këshillimeve të shumë zyrtarëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm të Kosovës në proceset euroatlantike”, tha Stoltenberg.

Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri përmes tri ligjeve që pritet të miratohen në Kuvend më 14 dhjetor.

Lidhur me këto synime, kreu i NATO-s tërhoqi vërejtjen se nëse një gjë e tilë ndodh, atëherë “NATO-ja do ta shqyrtojë angazhimin e saj rreth Kosovës”.

I pyetur se për çfarë pasojash bëhet fjalë, Stoltenberg tha se vendimet i takojnë Këshillit të Aleancës Veriatlantike, si organi më i lartë i NATO-s.

Kreu i Aleancës së NATO-s konfirmoi se në takimin ministror është folur edhe në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifës doganore prej 100 për qind ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

“Hapa të tillë e rëndojnë edhe më shumë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Por, dialogu është mënyra e vetme që të arrihet një paqe e qëndrueshme në rajon.

U bëjmë thirrje si Prishtinës ashtu edhe Beogradit që të përmbahen nga provokimet dhe t’i arrijnë kompromiset e nevojshme në mënyrë që të ecin kah një e ardhme më e mirë”, tha Jens Stoltenberg.


2 Comments

  1. Sipas z. Stoltenberg, Prishtina po u dashka të përballet, serish me pasoja serioze, nëse ajo krijon subjektin vetëmbrojtës të saj?
    05 dhjetor 2018
    Kjo deklaratë e z. Stoltenberg më përkujton ditët fundit të Pranverës 1999. I popullit tim liridashës të cilit i takojë, se ishte NATO, ajo e cila i lejoj dhe i mundësojë ushtrisë serbo-çetnike( e tillë është edhe sot), të tërhiqej nga Kasaphana e Kosovës, me terë arsenalin e armatimit dhe të mbështetjes logjistike, në njërën anë, dhe ishte ajo që çarmatosi UÇK-në, në anën tjetër. Jo vetëm kaq! Ishte NATO ai autoriteti i cili lëshojë urdhrin ultimativ për pjesëtarët e UÇK, se nëse u afrohen rrugëve të tërheqjes së serbo-çetnikëve në distancë më të vogël se 2 km, do të shtihet pa paralajmërim mbi ta, nga efektivat e saj. Interesant, nuk vonoje edhe u shpërbë UÇK, sipas instruksioneve” të NATO-Unmikistanit.
    Pse!!!
    U pa dhe po shihet edhe sot arsyeja!!!
    Politika e dy kuteve e NATO-s dhe e drejtuesve politik të saj karshi kasapëve të shqiptarëve dhe të popujve jo serbijan, filloi të dëshmohet menjëherë pas përfundimit të luftës. Përveç tjerash, vazhdimi i punës normale të industrisë për prodhimin e armatimeve dhe logjistikës ushtarake serbo-çetnike, ishte dhe mbetet dëshmia e pakontestueshme. Se vërtetë ishin dëmtuar disa objekte larg linjave të prodhimit nga bombardimet dhe goditjet e raketave të NATO-s, por fabrikat PPU –Uzhice, Crvena Zastava – Kragujevc, Krushik në Valevo…jo vetëm se vazhduan prodhimin normal, menjëherë pas përfundimit të “goditjeve” nga ajri, por filluan të reklamojnë dhe krekosen, në mënyrë kërcënuese me armatimet moderne të prodhuara prej tyre. Pra pas të gjitha atyre “goditjeve” gjatë bombardimeve të NATO-s, Serbia sot prodhon dhe eksporton armatime (si p.sh. pushkë mësymëse M-21 cal. 7.62 dhe 5.56mm, snajper M-93 12.7mm, gjuajtësi automatik i granatave BGA M93 cal.30 mm, autoblindën “Car Lazar”, obusin “Nora” 155 mm… në 37 shtete.
    NATO mund të vazhdojë t’i përkëdhel serbo-çetnikët, por e merr përgjegjësinë për pasojat të cilat mund të jenë me rreziqe të mëdha…sepse mentaliteti i politikës drejtuese të Serbisë nuk ka ndryshuar, ka mbetur ai i vjetri!
    Sejdi Veseli, Prishtinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *