• |
ide | kryesore

Protesta/ Studentët hedhin vezë, libra, lapsa në drejtim të Ministrisë së Arsimit

Lajme, Të fundit


Studentët po hedhin stilolapsa, vezë, libra dhe bidona me ujë në drejtim të godinës së ministrisë.

Pavarësisht tentativës së zëvendësministres së Arsimit Besa Shahni për të negociuar me studentët, këta të fundit e përzunë nga tubimi.

Ata thanë se nuk bëhen pjesë e shantazheve dhe premtimeve boshe. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor. Studentët shprehen se do të vijojnë kauzën e tyre deri në fund, ndërsa i kanë përcjellë edhe kërkesat e Ministrisë së Arsimit.

Kujtojmë se paralelisht, një tjetër protestë po zhvillohet në Universitetin e Elbasanit, ku studentët shprehen kundër tarifave të studimit.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *