• |
ide | kryesore

Rusia kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës: Mund të ketë pasoja për sigurinë e Ballkanit

Lajme, Të fundit


Moska shprehet se formimi i ushtrisë mund të ketë pasoja serioze për sigurinë në Ballkan. Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë vlerëson se “një hap i tillë mund të jetë shkelja më e rëndë direkte e Rezolutës 1244 e OKB-së”.

Ky është edhe një hap provokues dhe destabilizues pas vendosjes së taksës prej 100 ëprqind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, shkruan KP.

“Ushtria mund të sjell pasoja të rënda jo vetëm për banorët serbë por edhe sigurinë e Ballkanit në tërësi”.Nga Moska shpresojnë se forcat ndërkombëtare që janë në Kosovë do t’i përmbahen mandatin që kanë dhe një rast të “paralajmërimit të strukturave të tilla menjëherë do të marrin masa për neutralizimin e tyre dhe çarmatimin”.

Sipas MPJ-së rusë sponzoruesit e Prishtinës, BE dhe SHBA duhet të bëjnë presion tek shqiptarët e Kosovës që të tërhiqen nga vendimet e tyre provokuese dhe t’i ndalin ato.


3 Comments

  1. na hekshi k..me gjithe bole. ushtria eshte fakt i kryer dhe sdo presim te na aneksoni e beni cju do qefi me trojet dhe fatet tona. do i dalim vet zot vatanit. rusia ben mire te largohet nga tokat e uzurpuara se do e pesoj keq shume shpejt..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *