• |
ide | kryesore

Shpërthen cisterna me karburant, 18 të plagosur në Itali

Lajme, Të fundit


Një shpërthim i madh ka ndodhur në një pikë karburanit pranë Borgo Quinzio, në Rieti. Një autocisternë e mbushur me lëndë të djegshme ka shpërthyer brenda stacionit të shërbimit duke shkaktuar një zjarr masiv. Sipas informacioneve të para, mësohet se janë 18 persona të plagosur, mes tyre dhe punonjës të ndihmës së shpejtë si dhe 7 zjarrfikës. Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur gjatë operacioneve të shkarkimit të karburantit. Forcat e rendit kanë bllokuar rrugën në të dyja drejtimet dhe në vend përveç disa skuadra të zjarrfikësve, kanë ndërhyrë edhe forcat e 118-ës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *