• |
ide | kryesore

Trafik kokaine nga Holanda në Itali, arrestohen 9 shqiptarë

Lajme, Të fundit
Itali, Milano, vjeçari, køkainë, gruan, Bolonja, Itali, Amerika, Itali


Të paktën 9 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, së bashku me 11 personat e tjerë si pjesë e një grupi kriminal që transportonte drogë nga Holanda.

Ata komunikonin me njëri-tjetrin në sajë të telefonave celularë me numra të koduar dhe importonin kokainë në sajë të disa makinave, të cilat ishin të pajisura me lokalizues GPS.

Hetimi nisi në vitin 2015 i udhëhequr nga prokurori i Milanos, Luigi Luzi, duke sjellë edhe sekuestrimin e 40 kg kokaine të pastër, me një vlerë prej 4 miliona eurosh.

“Lënda ishte shpeshherë shumë e pastër, deri në 92%”, është shprehur prokurori italian.  Kokaina e prodhuar në Amerikën Jugore, dërgohej drejt Amsterdamit dhe nga aty transportohej me kamion drejt Italisë.

Trafikantët ishin banues në Milano, Breshia, Bergamo dhe në periferi të këtyre tre qyteteve.

“Importimi nga Holanda ndiqte rrugë të ndryshme, shpërndarja vinte sipas modolitetit të rafinuar”, shpjegon shefi i antidrogës në Milano. 11 të arrestuarit ishin të ndara në dy grupe. Grupi i parë, aktiv në zonën Greco Turro të Milanos, e fshehte kokainën në pjesë të ndryshme të makinës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *