• |
ide | kryesore

(VIDEO-LIVE) Studentët bllokojnë Ministrinë e Arsimit

Lajme, Të fundit


Në Tiranë është ndezur nga mijëra studentë protesta përballë Ministrisë së Arsimit. Ata kanë bojkotuar mësimin dhe kanë deklaruar se kanë renditur dhe tre kërkesat e tyre me shkrim për këtë institucion, ku kërkojnë anulimin Vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e kufitit maksimal të tarifës vjetore, përgjysmimin e tarifës, dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës janë sot në ditën e dytë të protestës. Ato kanë bojkotuar sërish mësimin pasi janë kundër tarifës për provimet që jepen me kredite.

 


7 Comments

  1. Ju uroj suksese ne misionin tuaj studente te dashur. Shpresoj te mos terhiqeni deri sa te realizohen te gjitha kerkesat tuaja

  2. Rama duhet ta marr me seriozisht kete protest. Ne gjith vendet e botes, ne shumicen e rasteve kur protestat kan nisur nga studentet, qeverit kan rene.

  3. Një ngjarje tëpër e rëndësishme për Shqipërinë, që më së fundi në protesta ndaj kësaj qeverie kanë dalë edhe studentët.
    Duke plikuar në internet faqet e mediave vizive e të shkruara në shqip, veç portaleve që e kanë pasqyruar me disa lajme, mediat tradicionale japin ndonjë lajm kalimthi ose e injorojnë fare këtë ngjarje siç shoh ta bëjë Tema e Mero Bazes. apo Klani i Sandër Frangajt.
    Edhe nga Top Channel, ndonëse e ka pasqyruar si lajm, lexova një koment të një farë gazetari Dyrnjaja, që gjithë merakun e kishte që kjo protestë të mos marë ngjyra politike, sikur politikat e gabuara taksore ekonomike të qeverisë, nuk paskan fare të bëjnë me politikën.
    Pamje të drejtë përdrejta (live) nga protestat e studentëve, pashë vetëm nga televizioni ora news, kurse pamjet e tjera janë video të nisura nga telefonat celularë të studentëve.
    Përse e kanë kaq shumë frikë e nuk e pasqyrojnë si duhet protestën e studentëve mediat e kapura nga qeveria Rama, apo gazetarë socialistë të kallëpit Dyrnjaja ?
    Sepse e dinë se ishte furtuna që ndezën studentët në dhjetorin e 90-tës, ajo që solli përmbysjen e diktaturës “majtiste” enveriste.. NUk është e vërtetë se studentët protestojnë vetëm për tarifat e shtuara për provimet ngelëse. Dallohen kjartë zërat e studentëve që thërrasin kundër qeverisë duke e akuzuar si një qeveri të korruptuar. Edhe në 90-tën, komentohej se studentët ishin ngritur për kushte më të mira në konvikte, por shpejt u pa se ky ishte një mashtrim propogandistik i qeverisë. Studentët u ngujuan në një grevë urie për të dënuar përfundimisht emrin e diktatorit kriminal, Enver Hoxha.
    Enveri pat vdekur, por Edi Rama që është gjallë, duhet ta ketë të kjartë se po u ngritën studentët kundër tij, punët do ti ketë më keq se Ramiz Alija.

  4. bravo studentet. mos lejoni ta ndosin protesten tuaj tipa si Basha, Berisha and Co, spese sa here futen ata protestat deshtojn. jan persona te felliqur dhe pa pik kredibiliteti keshtu qe mos e lejoni tua ndosin apo tua vjedhin kauzen.

    1. o Stalin studentet duan te zgjidhin hallet e tyre dhe jo te politikaneve. mos e ndosni cdo gje me politik. arsyet dhe kerkesat jan shum te qarta. nuk kan dal per te rrezuar qeverin e per te ven Salin. kan dal per probleme ekonomike.

  5. Kur një qeveri anti-popullore merret në konsideratë duke i kërkuar të korrigjojë një padrejtësi, atëherë ajo qeveri legjitimohet dhe bashkë me të legjitimohet edhe padrejtësia e saj. Duke u ngjirur me kërkesa përpara dyerve të saj, asaj i njihet e drejta të jetë një autoritet dhe pranohet si autoritet. Asaj i thuhet kësisoj se e ka të drejtën të jetë shtypëse, por modalitetet e shtypjes ajo duhet t’i konsultojë me të shtypurit.

    Studentët dhe drejtuesit e tyre jo-studentë, po i thonë qeverisë: “na ul neve tarifat dhe vazhdo qeveris”. Pra, për këta nuk është problem fakti që qeverisë deri i vajti mendja t’i shtypë. Këtë ata e quajnë si incident të vogël. Boll që “incidenti” të mos ketë pasoja tek këta. Nga ana ideologjike, ky është oportunizëm. Qeveria ka faj jo thjesht se ka ndërtuar një sistem shtypës për studentët dhe të gjithë ne. Faji i saj është se edhe qeveria ESHTE vetë strukturalisht, një mekanizëm shtypjeje në funksion të sistemit. E si e tillë, me të nuk duhet negociuar. Asaj nuk i duhen bërë kërkesa. Asaj i duhet vënë zjarri.

    Me studentët, por jo për të negociuar me qeverinë më antistudentore dhe antipopullore të këtij shekulli.

    Jo negociata! Refuzim! Përmbysje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *