• |
ide | kryesore

Zbulohet dyqani ku u shitën 300 kapsollët e përdorura në protestën para parlamentit

Lajme, Të fundit


Organi i akuzës ka identifikuar biznesin se ku u shitën 300 kapolla dhe lëndë piroteknike gjatë protestës së organizuar nga banorët e Unazës së Re para parlamentit. Ndërkohë nuk ka ende një përgjigje nga Laboratori Shkencor nëse janë përdorur lëndë shpërthyese artizanale nga tubuesit, ku mbeti e lënduar edhe efektivja Ina Nuku.
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar nëpërmjet “barkodit” se një pjesë mirë e lëndëve piroteknike që u hodhën në protestën e 22 nëntorit para Parlamentit, ku mbeti e lënduar edhe efektivja Ina Nuku, u siguruan në një dyqan pranë sheshit “Skëndërbej”.

Në këtë përfundim ka dalë grupi hetimor, i cili thekson se 300 kapsolla ishin blerë dy ditë para protestës. Dyshohet se i riu Danjel Dobraj sipas policisë dhe organit të akuzës të ketë hedhur një nga kapsollat e fuqishme të siguruar në biznesin, të cilit iu ka konfiskuar malli nga uniformat blu. Pas plagosjes së efektives Nuka policia e pranon se ka intensifikuar kontrollet dhe bllokimin e lëndëve piroteknike, duke proceduar çdo qytetar që përdor kapsolla apo i mban ato.

Prokuroria është në pritje të përgjigjeve nga Laboratori i Policisë Shkencorë, për të vërtetuar nëse kapsollat kishin a po jo të shtuar mbushje artizanale të barutit, pasi në total u lënduan 15 efektiv të policisë si edhe 3 protestues, shkruan Abcnews.

Nga banorët e Unazës së Re janë në burg tre persona. I pari është 18-vjeçari Daniel Drobaj që akuzohet se i hodhi kapsollën polices Ina Nuku, ndërsa në qeli janë lënë edhe Dorjan Protoduari, dhe Ilias Sketiraj.

Në total policia ka proceduar rreth 60 protestues nga nisja e saj afro një muaj më parë. Në listën e procedimeve të komisariatit nr.6., janë edhe disa deputetë të opozitës, të cilët akuzohen për tubim të paligjshëm dhe pengim të qarkullimit rrugor përgjatë gjithë zonës së Unazës së Re.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *