• |
ide | kryesore

(VIDEO) Nis marshimi i studentëve drejt Ministrisë së Arsimit: Ne nuk jemi bankomat!

Lajme, Të fundit


Ka nisur në Tiranë, marshimi i studentëve nga i gjithë vendi, drejt Ministrisë së Arsimit, për të protestuar ndaj tarifave të larta të universiteteve dhe përmirësimit të kushteve të jetesës.

Studentët e Tiranës, nga të gjitha fakultetet, kanë dalë në orën 8;30 nga oborret e fakulteteve dhe po përshkojnë qëndrën e Tiranës për t’u bashkuar në orën 10:00 tek ministria.

Ndërkohë, mësohet se studentë të universiteteve të Durrësit, Elbasanit, Shkodrës dhe të Korçës kanë bojkotuar mësimin dhe një pjesë e tyre janë nisur drejt Tiranës.

Në kërkesat e tyre, të paraqitura më shkrim, studentët kërkojnë heqjen e tarifës për provimet e mbartura dhe përgjysmimin e tarifës së shkollimit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *