• |
ide | kryesore

Reagon Ministria e Jashtme greke pas ndryshimeve në qeverinë Shqiptare

Lajme, Të fundit



Ministri plotësues i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Katrougkalos,  i pyetur në një intervistë radiofonike për ndryshimet në qeverinë Rama, është shprehur se zhvillimet e fundit kanë lënë pas marrëveshjen me Shqipërinë, e cila kishte arritur në nivele të kënaqshme gati për zgjidhje.

“Por, aty ku prisnim të kishim konkludimin e këtij progresi të mirë, në festën e 28 tetorit, që përveç përvjetorit festiv kombëtar do të nderonim edhe të rënët në luftën italo-greke në Shqipëri, që për herë të parë gjetën paqe pasi u varrosën me nderime pas 70 vitesh, ndodhi ngjarja e trishtuar me Katsifën”, është shprehur ai.

E prej atëherë, “për arsye që kryesisht kanë të bëjnë me politikën e brendshme të vendit fqinj, sipas vlerësimit tim – ka vazhduar Katrougkalos, – kemi pasur një ftohje të klimës, por që mendoj se është plotësisht e riparueshme”.

“Përpjekja jonë – ka shtuar diplomati grek, – është pikërisht të risjellim nivelin e diskutimit, aty ku ishte, dhe të shkojmë drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjeve”.

Katrougalos është shprehur se Athina është pro perspektivës europiane të të gjithë vendeve që bëjnë pjesë në Ballkanin Perëndimor, por me parakushtin që të respektohet sistemi i ligjeve dhe rregullat e BE-së.

“Kjo për Shqipërinë, jo vetëm që do të thotë ndryshime në shtetin ligjor, por edhe mbrojtje të minoritetit grek. Ndaj fenomene të tilla, si ai i fundit, që është në thelb konfiskimi i pronës së minoritarëve grekë në zonën e Himarës, janë ndër gjërat që vendi fqinj duhet t’i rishikojë”, ka thënë midis të tjerash ministri i Jashtëm plotësues i Greqisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *