• |
ide | kryesore

Burime nga Ministria e Jashtme greke: Nuk ka asnjë ftesë zyrtare nga Turqia për të rifilluar bisedimet

-Instant, Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë njoftuar se burimet nga Ministria e Jashtme sqarojnë se nuk ka asnjë ftesë zyrtare nga pala e Turqisë për të rifilluar bisedimet konfliktuale lidhur me çështjen detare në Mesdheun Lindor dhe problematika të tjera ekzistuese, mes dy shteteve.  Teksa fliste me një media greke, përfaqësuesi i ministrisë së Jashtme, Alexandros Papaioannou citohet të ketë thënë:

“Deri më tani, Ministria Greke e Punëve të Jashtme nuk ka marrë asnjë ftesë nga Ministria Turke e Punëve të Jashtme në lidhje me caktimin e një date për raundin e 61-të bisedimeve. Greqia, siç dihet, ka shprehur gatishmërinë e saj për t’iu përgjigjur, në rast të një ftese përkatëse të palës turke, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar në lidhje me caktimin e zonës së ZEE-së dhe shelfit kontinental”.

Më herët u raportua se Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu i ka bërë një ofertë zyrtare Greqisë për të rifilluar bisedimet. Sa i takon mundësisë që takimi mes homologëve e dy shteteve të mbahet në Tiranë, Papaioannou tha se takimi i fundit, ai i marsit 2016 u mbajt në Athinë, ndaj tjetri duhet të mbahet në Stamboll.

 



3 Comments

  1. Ti lutemi zotit te mos jet e vertet.
    Se cfar nuk i keputem ramlliut per kete ceshtje. E tallem e telendisem e ironizuam.
    Dhe nuk ben tani ne te dalim keq.

  2. Çfare ftese zyrtare doni kacidhjar grek!

    Turqit ia thane kete direkt Timonierit Rajonal.

    Timonieri Rajonal i ftuar per dreke ne shtepine e Mitsos.

    TIMONIERI FOLI: GREQIA ZGJEROHET VETEM DREJT SHQIPERISE NE DETIN JON.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *