• |
ide | kryesore

Samiti në Bruksel/ Media greke: Greqia nuk jep pëlqimin për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nëse nuk ka progres në çështjen Beleri

Lajme, Të fundit
Fredi



Burime për median greke theksuan se qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i është shpjeguar palës shqiptare.

Greqia ka pranuar t’i dërgojë Tiranës letrën e Bashkimit Evropian për hapin e parë të hapjes së negociatave, me kusht që në fazën tjetër të procesit të ketë një lëvizje të qartë drejt rivendosjes së vullnetit politik të elektoratit të Himarës. Nuk është çështje pavarësie e gjyqësorit, por një vendim thjesht politiko-administrativ, theksuan të njëjtët agjentë diplomatikë, duke shtuar se pala greke nuk kërkon vendim gjyqësor dhe nuk ndërhyn, por ajo që kërkon është për kryetarin e zgjedhur të Himarës , t’i jepet leja për të bërë betimin dhe për të qenë në gjendje të ushtrojë të drejtat e tij politike.

Sot Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së , i cili po përgatit çështjet e Samitit të 14 dhe 15 dhjetorit, ku përfshihet edhe zgjerimi i BE-së, do të diskutojë edhe rrugën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mundësia e shkëputjes së procesit të anëtarësimit të Shqipërisë nga ajo e Maqedonisë së Veriut mbetet ende e hapur.

Sipas draft-konkluzioneve të Samitit, liderët evropianë do të riafirmojnë angazhimin e tyre të plotë dhe të padiskutueshëm për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe do të bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të tyre. Sipas këtij plani, negociatat me Bosnje-Hercegovinën do të fillojnë pasi të përmbushen mjaftueshëm kriteret.



6 Comments

  1. Greqia azhdon te nderhyj ne punet e brendshme dhe te imponohet me gjera qe nuk kan lidhje me kete. Vazhdon politiken antishqiptare qe e ka nis qe nga formini i shtetit te Greqis fale shqiptareve. Ropqira mosmirnjohes e shkerdhata fashista. Na flasin per te drejtat e njeriut keta qe kan vrar e torturuar me mijra shqiptar. Qija ropt, keta qe nuk njofin nje minoritet po i detyrojn njerezit te ndryshojn emer, mbiemer, fe, kombesi. Rrac arabesh e poshter.

  2. Dikur Enver Hoxha pati thene: “Ju prish gjiza Shqiperise se nuk e njeh Greqia” (Greqia nuk e njohu shtetin shqiptar deri ne vitet ’70 se pretendonte vorio-ikpirdhun si demshperblim lufte). Vitet ikin, kohet nderrojne, ra komunizmi, u prish BRSS, erdhi paqja ne Europe, iku paqja nga Europa, po Greqia ne vend numero, mban ligjin e luftes e do gjeje sebep per sherr.

  3. Nuk është ndërhyrje në punët e brendshme 11:24. Ai është një vendim që ka të bëjë me punët e brendshme të Europës. Është që Rama është neodiktator e që Greqia nuk mund t’a pranoj për parimet e të qënit në BE. Greqia dhe Europa nuk mund të bëjë pjesë të saj një shtet që është kthyer në shtet diktatorial ku vlon korrupsioni,vjedhja dhe ku opozita përndiqet dhe eleminohet. Ku shteti është kundër çdo të drejte individuale e ku prona private vidhet e u shpërndahet mbështetësve të rilindjes e që vendi zbrazet nga politika antishqiptare e Ramës dhe sektit rilindja. Pra Greqia sheh që Shqipëria nën këtë qeveri e shtet një rrezik e të papranueshme në familjen Europiane.

  4. Na plasi trapi ne se nuk hyjme ne Europe. As nuk e duam Europen fare po qe puna per betimin

    e Bejlerit. Rendesi ka qe Bejleri te rrije ne Burg, pa per Europen nuk na ndien bile ne per Bejlerin

    dalim edhe nga NATO, nga OKB dhe cdo organizate nderkombetare. U be greku i m… te na veje

    kushte ne.

  5. Kush tha qe nuk pati progress ne ceshtjen Bejleri ?

    ””” Gjykata e Posaçme e Apelit ia refuzoi Fredi Belerit betimin si kryetar i bashkisë së Himarës”’.

    Pra procesi po perparon, sipas instancave gjykuese Shqiptare.
    Nuk shoh asnje ngecje ne kete proces.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *