• |
ide | kryesore

Nuk luftohet Rama me hipokrizi “pro perëndimore”

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Cilido që i ka ndjekur penat më të mprehta analitike greke, që kanë komentuar situatën e marrëdhënieve Tiranë – Athinë, pas dënimit të manipuluar të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, me siguri ka vënë re një emërues të përbashkët. Në një pjesë prej tyre, që Lapsi.al i ka përkthyer dhe botuar, për të kuptuar më mirë opinionet që qarkullojnë në anën tjetër të kufirit, vihet re, një këndvështrim i veçantë ndaj Edi Ramës. Pa nguruar ta konsiderojnë si përgjegjës dhe fajtor për gjendjen e krijuar, ata e vlerësojnë për forcën që ai ka fituar dhe për mbështetjen ndërkombëtare që ka arritur të sigurojë.

Pothuajse nuk ka artikull ku “kundërshtari”, që fajësohet se po i vë flakën pas dy dekadash marrëdhënieve Greqi – Shqipëri, të mos përshkruhet si i përkëdheluri i SHBA, si një lider autokrat që ka arritur të heshtë Brukselin, Berlinin dhe Romën për mëkatet e pushtetit të tij.

LEXO ME TEJ:

Media greke/ Belerin e dënoi Rama me mbështetje ndërkombëtare 

Në këtë radhë përmenden vizita e Blinkenit, pakti për marrjen e refugjatëve me Melonin, apo bashkëpunëtorëve afganë të amerikanëve, ngritja e bazës së NATO-s në Kuçovë dhe kapja e drejtësisë me bekimin e aleatëve tanë perendimorë.

Pra, ndonëse duket qartë se Athina po përgatitet për betejë, me atë që ish-kryeministri Antonis Samaras e konsideroi si “një regjim që s’ mund të ketë vend në BE”, fqinjët tanë jugorë e shohin me realizëm fuqinë e tij. Ata e pranojnë se falë koncesioneve, që ka ditur të ndërtojë me llokma Shqipërie, falë lobingjeve alla McGonigal, Edi Rama është një kundërshtar i fortë.

Natyrisht, këtë profilizim politologët dhe analistët grekë e bëjnë nga këndvështrimi i tyre, të prekur në sedrën nacionaliste të dikujt që ndien se i kanë thyer hundët padrejtësisht, të lënduar në dinjitetin e fqinjit të parespektuar, por ajo që ka rëndësi për ne, në gjithë këtë tablo, është vështrimi realist se, kanë përballë një “armik” jo të lehtë dhe me mbështetje.

Pikërisht kjo qasje bie ndesh, katërcipërisht, me atë që kanë adoptuar pjesa dërrmuese e rivalëve dhe kritikëve të kryeministrit autokrat brenda vendit. Ata janë të gatshëm të bëjnë qimen tra për ndonjë kritikë që vjen nga mediat perëndimore, të kapen si i mbyturi tek fija e flokut pas ndonjë rezolute pa rëndësi vendimmarrëse, të ekzaltohen për ndonjë deklaratë të balancuar të ndonjë ambasadori avdall.

Ata i mëkojnë ndjekësit e tyre me iluzionin se “Amerika e drejtë” do të ndëshkojë satrapin qe i korruptoi agjentin e FBI-së, apo se evropianët nuk do ta durojnë më atë që e ka shndërruar vendin në një port gjigant prej ku eksportohet kokaina kolumbiane drejt brigjeve te tyre.

Në thelb të këtij refuzimi për të parë kthjellësisht realitetin, qëndron ngurrimi dhe frika për të pranuar se regjimi shqiptar është një autokraci që qëndron në këmbë falë mbështetjes perëndimore.

Media franceze: Si u bë autokrati Rama aleati më i mirë i Perëndimit

Pranimi i zgjedhjeve të vjedhura, mbyllja e syve fillimisht për kanabisin e më pas për depërtimin e parave të drogave të forta në ndërtim e turizëm, leja për të përdorur drejtësinë e re si kamxhik kundër rivalëve politikë, kanë të gjitha të njëjtin burim. Duke u hequr sikur nuk e sheh atë, opozita bëhet e pabesueshme dhe kritikët e kryeministrit hipokritë, pasi nuk mund të ketë rivalitet real me kundërshtarin, pa njohur peshën e tij reale dhe pa bërë llogaritë me pikat e tij të forta.

Një betejë e ndershme me Edi Ramën kalon me detyrim përcaktim edhe përmes denoncimit të atyre qarqeve perëndimore që janë vënë në shërbim të vrasjes së demokracisë në këtë vend. Pak rëndësi ka se në target mund të jenë evropianë apo amerikanë, e vërteta ku kundërshtarët e regjimit besojnë duhet t’i ç‘kompleksojë ata nga çdo tabu.

Shembulli i asaj që po ndodh në Kosovë, ku po lartësohet në publik figura e liderëve që mbrojnë interesat e vendit dhe parimet e tyre, qoftë edhe kur ato bien ndesh me atë çka u kërkojnë aleatët, është një dëshmi që tregon se shqiptarët e kanë arritur pjekurinë për t’u shkëputur nga komplekset e inferioritetit. Ata kanë nevojë për udhëheqës që u thonë të vërtetën dhe jo për hipokritë që valëvisin flamujt e perëndimit dhe kur mesazhet që vijnë prej andej pranojnë imazhin e autokracisë.

Fiks për këtë ajo që po ndodh në Athinë duhet parë si një laborator ku mund të farkëtohet opozitarizmi shqiptar.

Natyrisht, jo në aspektin e nacionalizmit shpesh të sëmurë dhe folklorik grek, por për aftësinë e tyre për të njohur përmasat reale të kundërshtarit që kanë përballë. Edhe në Shqipëri të jesh kundër Edi Ramës, përveçse të bësh llogaritë me oligarkët mediat dhe falangat e tij, duhet të ndërgjegjësohesh edhe për kundërshtimin e një koalicioni të fuqishëm ndërkombëtar që ai ka në krah.

A është kjo një betejë e pamundur? Për këtë askush nuk mund të vërë bast. Ama një gjë është e sigurt: disfata do të jetë e pashmangshme për të gjithë ata që do vazhdojnë të shiten edhe si shokë të ambasadorëve edhe si “armiq” të diktatorit.

©Lapsi.al



40 Comments

  1. Beleri s’përmbahet nga qelia: Nder që kam në krah dy shtyllat e opozitës, Metën dhe Berishën,krimineli beleris falenderon kriminelet serbin salih dhe enveristin metaj,shpellkaret e salihut ne orgji kolektive.

  2. ARRESTOHET YMER KELLIRA POLICIA E KAPI YMERIN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT NE ZYRE TE EDI RAMES-KOL BALLA DUKE MASTURBUAR LIVE NGA ZYRA E LAL DHJERIT thotë:

    YMER KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH
    FRRYK CYPIT
    KOL BALLES SALLAKS
    MUT VELIUT
    KAR BOLES BOLINO
    DRITAN HALE-s
    DENIS MINGES
    OLSI KRISTAQ RAMES
    PRESH ZOGAJT
    LENC VANGJELIT
    BATON STANISHIQIT
    ARBEN MECOS
    MENTOR NAZARKOS
    ILIR YZEIRIT
    YLLI PATES
    GREG KRISRAQ RAMES
    DULLA KOTIT
    ALEXANDER VUCIC
    VLADIMIR PUTINIT

  3. YMER KELLIRA KUR ERDHE NE TIRANE JA FUTI LLAPEN NE BYTH SALI BERISHES haha haha ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN thotë:

    ME FALNI JU LUTEM SE E KAM HARRUAR EDHE
    IDAJAT BYTHQIRIN
    ROMEO KAR-n
    DEMALIAJN

  4. Dhe e bëjnë tradhtinë hapur. Nëse Berisha është i pozicionuar më shumë serbo-rus, Meta është i pozicionuar shumë egër dhe pro shovinizmit grek. Në këtë kuadër ai i dha nënshtetësinë shqiptare Janullatosit. Ai përfiton dhe ka përfituar para prej Janullatosit dhe qarqeve shoviniste greke. Ai dhe sekretarin e Përgjithshëm të partisë së vet bëri personin që gruan e kishte sekretare të përgjithshme të Janullatosit. Vajti në Greqi hapur si ish-president, i shiti interesat kombëtare dhe nuk e përmendi çështjen çame.

  5. populli yne eshte ne sinton te plote moral me qeverisjen.kjo eshte e keqja o Bushat dhe joo perkrahja e perndimoreve.
    pas largimit te berishes nga politika ,me siguri do te krijohet nje pd njelloj si partia rames;e lidhur me krimin dhe drogen.atehere do te kemi rotacion pushteti.Ore ,nuk do njeri ne shqiperi te flasesh per demokraci dhe ndershmeri;duhesh po te vjedhesh dhe te mbash pushtetin me krimin.
    Ramen e mban ne pushtet ky popull legen dhe jo amerika dhe europa.
    sa per keto te fundit,po e shikojme te gjithe qe jane ne dekadence totale.

  6. ANDI BUSHATI TREGON HISTORINE KUR E SHQELMUAN YMER KELLIREN CUNAT PROBLEMATIK TE PAGUAR NGA EDI RAMA thotë:

    KUR E SHQELMUAN CUNAT PROBLEMATIK YMER KELLIREN TE CILET I KA PAGAUR EDI RAMA PER TE SHQELMUAR YMERIN SE JA PUBLIKOJ DOSJEN E BABAIT TE EDIT SE KRISTAQ RAMA ISHTE BABA I ZAHOS KUR E SHQELMONIN YMERIN NE KOKE DHE KOQE

    YMERI ULURINTE
    EDHE PO TE MBYTENI FARE KETU
    KRISTAQ RAMA ESHTE BABA I GREGUT
    EDI RAMA KA BERE GJYQ ME KRISTAQIN
    E KAM DOSJEN E GJYQIT NE SHTEPI
    EDI RAMA E KA DHUNUAR GRUAN E TIJ E KA NXJERR JASHTE NE MES TE NATES
    EDI RAMA ESHTE HAJDUT IKONASH NE FRANCE
    EDI RAMA ESHTE PERDORUES KOKAINE
    EDI RAMA ESHTE ME KARTEL MJEKSORE

    UNE YMERI JA FUS LLAPEN NE BYTH SALI BERISHES PRANDAJ ME MBANE GOJA ERE MUTI

  7. Që të përcaktosh qëndrimet e nipit të Spiro Kolekës, shefit aktual të ish PPSH, Edi Rama, si një hipokrizi pro perëndimore, kjo është e vërtetë pasi ai ndonëse në samitet rajonale apo botërore shfaqet si një lider pro perëndimor, në qeverisjen e Shqipërisë ai po përpiqet të risjellë kultin e Enverit, e duke u “vëllazëruar” me Vuçiçin, bën edhe politikë ruse.
    E keqja në shkrimet e Bushatit është se ai e përgjithëson si “hipokrizi”, cilindo qëndrim të politikanëve shqiptarë , që me bindje janë pro perëndimorë.
    Në këtë rast, ai abuzon duke u nisur nga fakti se vetë është anti perëndimor i edukuar që në djep me këtë bindje, e cilindo që është pro perëndimor, për të mos ta cilësuar si armik, e quan hipokrit.
    Kohët e fundit, duke dashur të justifikojë mbështetjen e “banditit” të dikurshëm për te, Berisha, ndonëse nuk e kemi dëgjuar asnjëherë të kërkojë ndjesë publike, njëlloj si Rana për krimet e gjyshërve të tij, Bushati në retorikë po na del si kritiku më i ashpër i diktaturës staliniste të Enver Hoxhës.
    Është kjo një hipokrizi e tij, apo një evolucion në bindjet e tij politike
    Përderisa vazhdon të ketë alergji ndaj perëndimit e “imperializmit anglo-amerikan”, ky qëndrim bie më shumë erë hipokrizie sesa ndryshime bindjesh.
    Rendi botëror është ndarë sot në dy grupime të mëdha, që e kanë riashpërsuar “luftën e ftohtë duke kaluar në luftë të nxehtë.
    Nga njera anë NATO me epiqendër SHBA e BE, e nga ana tjetër Rusia me mbështetësit e saj shtete komuniste si Kina e Koreja e veriut, e në Ballkan Serbinë e Vuçiçit.
    Shkak për rrezikun e një lufte të tretë botërore, është bërë sulmi i Rusisë për të pushtuar Ukrainën.
    Për ne shqiptarët, ky rrezik vjen nga fqinjët tanë, Serbia pro Putin, e Greqia “demokratike” që vazhdon ta mbajë formalisht ligjin e luftës me Shqipërinë që nga Lufta e dytë botërore..
    Që të dy këto shtete , kanë pretendime teritoriale ndaj Shqipërisë apo Kosovës e që të dy nuk e njohin pamvarësinë e Kosovës.
    Njëlloj si Rusia e Putinit, ulërasin se ne shqiptarët po shkelim të drejtat e minoriteteve të tyre, kur Sërbia po vazhdon spastrimin e dhunshëm etnik në Preshevë, e Greqia as që kujtohet se ka disa miliona qytetarë me origjinë shqiptare të herëshme apo të vona (arvanitasit, çamët e emigrantët pas 91-shit) e që nuk i numëron fare si shqiptarë por si grekë.
    Është hipokrit Rama që ju përvesh vetëm “minoritarit grek” Beleri për blerje votash, pasi sejmenët e tij kanë vjedhur, blerë e përlarë edhe me dhunë , qindra mijë vota.
    Por është hipokrizi edhe e cilitdo që bën sikur nuk e kupton që Greqia nuk e ka hallin tek shkelja e të drejtave të Belerit, por tek fiksimi i tyre nacional shovinist, se Himara na qenka greke.
    Po Çamëria , çfarë është ?
    Po arvanitasit çfarë janë ?
    Po atyre qindra mijë emigrantëve që kanë punuar në Greqi, të detyruar për të ndruar fenë e emrat për të siguruar lejeqëndrimin, nuk ju qenkan shkelur paturpësisht të drejtat e njeriut ?

    1. Nëqoftëse vërtet beson në ata që shkruan dhe nqs do të të besojmë edhe ne që e ndjekim Lapsin si një ndër portalet më antiqeveri, sot dhe në të shkuarën, a ka mundësi që të shkëpusësh nga shkrimi një fjali, një paragraf edhe duke e analizuar atë pjesë që do të analizosh të na trgosh edhe ne të tjerëve se ku qëndron gabimi i mënyrës se si e sheh politikën shqiptare Bushati?

      1. E kam thënë fare kjartë se ku e ka “gabimin” Bushati.
        Shqiptarët dolën nga sistemi kriminal diktatorial enverist që na kishte izoluar nga gjithë bota e na kishte lënë me një prapambetje disa shekullore me perëndimin.
        A nuk dolën shqiptarët në fillim vitet 90 me thirrjen “ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” ?
        E kur dolëm me ate thirrje, nuk kishim parasysh Serbinë apo Bjellorusinë, por për Europën perëndimore e SHBA.
        Kur Berisha i kishte mardhëniet të mira me perëndimin, Bushati e kishte bërë ate tabelë qitjesh me sulmet e tij.
        Kur SHBA e Britania, por edhe BE i ndërprenë mardhëniet me Berishën e ky doli kundër tyre, Bushati nxitoi ti dilte në mbshtetje.
        Po këtë qëndrim ka pasur Bushati edhe me Ramën, po në kahje të kundërt.
        Sa ishte Rama në opozitë e kritikohej nga perëndimi, Bushati e mbështeste ate me forcë e sapo ai erdhi në pushtet e u lidh me perëndimin, perëndoi edhe dashuria e Bushatit për Ramën.
        Nuk jam aq naiv që të bëja ndarjen me thikë bardh e zi qoftë edhe për sistemin demokratik perëndimor.
        Edhe në perëndim ka shumë parti që mendojnë majtas , bile edhe më tepër se Bushati, por është vetë sistemi pluralist i ballafaqimit e konkurencës politike, që ka ndikuar në zhvillimin e kulturës drmokratike e ekonomisë tepër të zhvilluar europerëmdimore.
        Partitë e majta, duke abuzuar me emërtimin socialiste, propogandojnë se vetëm ata bëjnë politika sociale për shtetasit, por të djathtat që akuzohen si nacionaliste, pikërisht se luftojnë për “nacionin”, kombin e tyre , janë më të zellshëm për politika sociale.
        Ka edhe në perëndim probleme me drejtësinë e raste jo të pakta korrupsioni, por ama ripërtëritja e udhëheqjes qeverisëse e kultura e respektimit të ligjit, ja pret rrugën korrupsionit e kriminalitetit masiv.
        Pluralizmi politik hyri edhe në Shqipëri në vitin 1991, por gati 5 dekada nën sundimin e kultit të individit të diktat.orit Enver, në ndërgjegjen e shqiptarëve , u rrënjos adhurimi për udhëheqësin absolut, e nga një bari, na u bënë dy, njeri bajloz “demokrat” e tjetri Skënderbe “socialist”

        1. Faleminderit për përgjigjen, por më lejo të mos jem dakord me ty sepse kam përshtypjen se e paragjykon Bushatin si të majtë.

          Edhe pse vetë kam bindje të djathta, preferoj më shumë një gazetar dhe analist “të majtë” si Bushati që i thotë të bardhës të bardhë dhe të zezës të zezë kudo qoftë ajo në të majtë a në të djathtë, se sa gazetarë e analistë të ngjashëm me militantë partish apo analistë të paguar.

          Problemet që trajton Bushati në këtë shkrim, po ti analzosh fjalë për fjalë he paragraf për paragraf nuk mund të gjesh asnjë gjë që nuk është e vërtetë apo të ketë kontradiktë.

          Po, jam dakord se Bushati, Krasta apo të tjerë që nuk i njoh që propaganduan para 2013 edi ramën, se si nuk e kishin njohur më parë atë edhe pse e patën për 10 vjet kryetar të Tiranës!!?

          Keni shkruar:
          “Sa ishte Rama në opozitë e kritikohej nga perëndimi, Bushati e mbështeste ate me forcë e sapo ai erdhi në pushtet e u lidh me perëndimin, perëndoi edhe dashuria e Bushatit për Ramën.”

          Me aq sa e mbaj mend, Perëndimi e ka mbështetur ramën më shumë se e ka kritikuar, se nuk do të kishte ardhur në pushtet pa ndihmën e tyre, veçanërish atë sorrosiane, ndërsa sot është e tepruar të thuash se rama është lidhur me Perëdimin, lidhjet e ramës janë personale dhe të mbështetura jo në prime e interesa shtetërore, por në interesa krejt personale, lidhje të cilat paguhen me pasurinë tonë kombëtare duke filluar që me paratë nga buxheti e deri te puset e naftës e të tjera pasuri që edvini ia ka dhënë sorrosit e të tjerëve të lidhur me të.

          Si ka mundësi që edvini ka këtë mbështetje ndërkombëtare edhe pse e ka shkatëruar demokracinë dhe ekonominë e këtij vendi- thjesht me lobingje me pasuritë tona.

          Tung!

        2. E para e punës, nuk jam unë që e cilësoj Bushatin të majtë, por është vetë ai që e ka deklaruar publikisht.
          Kur flas për mendësinë e majtë apo të djathtë, nuk kam parasysh të majtën e moderuar europiane apo të djathtën po ashtu të moderuar.
          Fjalën e kam për ballafaqimin midis dy sistemeve shtetërore ekzistuese në botë.
          Midis sistemit komunist, kinez, bjellorus apo koreanoverior e gjithë sistemit kapitalist demokratik perëmdimor.
          Lexo shkrimin e Bushatit,
          Ka një paragraf në këtë shkrim , ku ai bën fajtorë SHBA, Berlinin, Brukselin e Romën, që mbështesin “tradhëtarin e socializmit Edi Ramën”
          Fjalët në thojza , nuk janë dirrekt të tijat por fakti që Bushati është kundër cilitdo politikani shqiptar që mbështetet nga perëndimorët, të çon në këtë konkluzion.
          Pra Bushati cilëson si armik e tradhëtar të së majtës, pasi vërtetë që ai nuk ka asnjë bindje të kristalizuar ideollogjike në kokën e rij, e ka krijuar në Shqipëri një kapitalizëm çnjerëzor kriminal të modelit amerikan të gangsterëve para më shumë se dy shekujsh-
          Nga ana tjetër , Berisha, ndonëse ka qenë i sulmuar nga Bushati, po me të njejtin motiv, si i preferuar i perëndimit, kur nga sekretari i shtetit Blinken e damkosi me non grata, për Bushatin e mendësinë e tij politike, Berisha u kthye në hero, sepse sips tij ra viktimë e kapitalizmit anglo-amerikan.
          Në bindjen time, nuk është aspak e vërtetë që qeveritë e perëndimit, përfshi edhe SHBA, qenkan kaq naive e nuk e kuptojnë se çfarë mëndje ka Rama.
          Është situata gjeostrategjike aktuale me shpërthimin e luftës në kufirin e BE, që NATO-s i intereson të mos i dalin nga vatha antarët e saj , por edhe ti shtojë ata.
          Tek provinciali Rama, perëndimi ka gjetur modelin e karagjozit të dobishëm për këtë situatë.

          1. Ju shkruani:
            Ka një paragraf në këtë shkrim , ku ai bën fajtorë SHBA, Berlinin, Brukselin e Romën, që mbështesin “tradhëtarin e socializmit Edi Ramën”

            Sikur Berisha të kishte bërë zgjedhje pa opozitë, apo larg qoftë të kishte arrestuar kryetarin e opozitës, si mendoni se do të kishte reaguar Perëndimi?

            Mbështetja e Perëndimit ndaj edi ramës, të paktën mua, por e kam vënë re edhe te komentues të tjerë në këtë portal, është shumë zhgënjyese, mjafton të kujtojmë sjelljen e ambasadorëve të fundit të SHBA dhe BE, dhe sidomos shpalljen non grata të Berishës.

            Nuk e di se çfarë faktesh duhen më për të thënë se Perëndimi ndaj Shqiprisë nuk ka pasur sjellje të mbështetura në parime e interesa reciprokë shtetërorë e demokratikë, por në lobime ndaj disa zyrtarëve të rangjeve të ulta që merren me Shqipërinë, rasti Mcgonigal është krejt domethënës.

            Personalisht besoj se jemi këtu ku jemi jo për faj të Perëndimit, por për faj të kulturës në përgjithësi dhe kulturës politike në veçanti të shqiptarëve, që nuk ia dinë vlerën votës, natyrisht, Perëndimi ka shumë kusure, por fajtor nuk është, fajtor jemi ne shqiptarët. Sjellja e Kosovës është treguesi më i qartë për këtë..
            TUng!

  8. Nga i gjithe ky shkrim o Bushat qendron vetem fjalia e fundit. Ndersa per te tjerat, gjerat jane shume me te nderlikuara nga sa i paraqet. Sa per Greqine, ku ti mendon se mund te farketohet opozitarizmi shqiptar, Greqia mban ne kembe ligjin e luftes dhe nje shtet serioz do t’i kishte reduktuar ne minimum marredheniet me Greqine per kete shkak, duke vene kusht heqjen e ligjit te luftes, por Shqiperia vetem tani po fillon te ngrihet ne kembe.
    Ndersa sa per opoziten, kjo lloj opozite me Berishen e Meten nuk e rrezon dot Ramen edhe sikur perendimi te kthehet kunder tij. Kam vene re qe ti nuk do ta pranosh kete gje, se per ta kuptuar e kupton, nuk je militant i verber, ose saliban. Duhet krijuar nje opozite qe te kete besimin e njerezve, po i vure ne krye Salen dhe Meten nuk t’i voton njeri! Dhe mundesisht nje opozite qe nuk i var shpresat te shteti grek per te ardhru ne pushtet. Greqia tek shqiptaret krijon alergji, ky eshte fakt! Dhe nuk ka qorr me te keq se ai qe nuk do te shikoje, nuk ka shurdh me te keq se ai qe nuk do te degjoje.

    1. Pse nuk bën dot opozitë Berisha dhe Meta?! Berisha ka me vete goxha njerëz mjafton të shohësh ndërtimin e Foltores, përfundimet e votimeve dhe pjesmarrjen e bollshme në demonstratën e fundit që organizoi opozita. Ndërsa Meta ka dhënë prova për opozitarizmin të vendosur kundër Ramës.

      Pastaj megjithë fajet që kanë, të dy mund të ndihmojnë futjen e të rinjve opozitare në politikë. Tashmë ata të dy e kanë shprehur këtë gjë. Njerzit duhet të jenë realist dhe jo të kërkojnë qiqra në hell.

      1. Nuk e di ku jeton ti e me çfare njerezish ke kontakt. dil nje xhiro ne tirane, pyeti njerezit ne rruge, pyeti shitesat, apo biznesmenet e vegjel, a do votonin per Salen dhe Ilir Meten, nxirri perqindjet dhe e ke pergjigjen. Zaten pergjigja eshte te mitingjet qe ben Sala, ku maximumi nxjerr 4000 veta ne bulevard me te ardhurit nga rrethet. Tirana eshte pothuaj 1 milion plaku, po te ngjallte shprese opozita dilte Tirana ne bulevard, qe nga Universiteti deri ne Paskuqan. 4000 veta ne miting, gjysma çerra qe gjujne molotove e s’i kap ligji e gjysma militante e moshe e trete, shif e shkruj.

    2. Pastaj pengesa më madhore e vendosjes së demokracisë në vend është qëndrimi pro korrupsionit dhe degjenerimit të qarqeve sorosianë të perëndimit. Ata janë mbështetësit kryesorë *vitalë* të Ramës.

  9. Hahahahaha. Ky Bushati ose është me të vërtetë kar fare, ose është agjent i Ramës per ti dhënë teposhten PDsë përfundimisht. Albin Kurti ju kundërvihet ndërkombëtarëve sepse, të paktën për momentin, ka votat e Kosovarëve, kurse PDja…po shihet nëpër zgjedhje sa vota ka. Ka më shumë se Lulzim Basha.

  10. Mediat afër qeverisë dhe Berishës kanë njoftuar se “socialistët po kërkojnë kompromis me Berishën për normalizimin e seancave në Kuvend”. Derisa mbahen të fshehta, vetëm pazare mund të priten. Nga ato pazare që kanë mbajtur Berishën jashtë burgut për 30 vjet.

    Dhuna parlamentare administrohet me mjete ligjore dhe metodikën e jetës parlamentare, dhe jo me pazar dhe bindje ndaj shantazhit. Shqiperia ka gjithë jetën nën shantazhin e një bande rrugaçësh, që sa herë nuk u plotësohen tekat shkaktojnë dhunë.

  11. GREG KRISTAQ RAMA ,ANDI BUSHATI ,ARMAND SHKULLAKU ,FATOS LUBONJA E TALLIN KEQ YMERIN thotë:

    HAHA YMER KELLIRA I KOMENTON FOTOT E DEMI ROSE DHE PASTAJ YMERI IK E JA FUT KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT
    MUT VELIUT
    KAR BOLES BOLINO
    DENIS MINGES
    SKENDER MINXHOZIT -GERONI
    KOL KYCIT SALLAKS
    IDAJET BYTYQIRIT

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Po jua qijnë ju se ju kanë bërë debila edhe pse mirëqenia është përkeqësuar 100 përqind në krahasim me 2013, ata plehrat analistë të paguar nga inceneratorët apo bordet e ndryshme për të të bërë debil ty dhe ata si ti tallin menderen me ju idiotë!

  12. ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN TE CILIT I MBANE GOJA ERE MUTI PRANDAJ KA MBETUR SI NJE ZAGAR I MJERUAR thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT DHE MUT VELIUT

  13. Mosbindja civile arriti suksesin më të madh! Rresht për një te Rama në Shkodër. Gazi para, kryebashkiakët prapa…!Ju shpellkari kenaquni me Gei Gazi

  14. Amerika (se kjo nenkupton edhe Perendimin) ka mbajtur ne preher jo Autokrate, por dhe Diktatore per ti flakur pastaj ne kosh te plehrave.
    Ata kane qene, jane e do mbetem per kete Perendim me Ameriken ne krye thjesht kukulla me afat skadence qe u skadon afati pikerisht kur i eshte mbushur mendja se jane te pazevendesueshem…

  15. Me marrëveshjen e 9 marsit 1997 socialistët amnistuan Berishën pavarësisht ngjarjeve të tmerrshme të atij viti.

    Sot jemi në 9 mars 2024, i njëjti sokëllin, të njëjtët ofrojnë “negociata të fshehta”.

    Ish- truproja i tij ka lënë dëshmi të shumta për atë që ndodhi në marsin e 1997.

    1. O torrollak ka 11 vjet në opozitë e 2 vjet non grata dhe akoma nuk kanë arritur ti faktojnë edhe një akuzë të vetme, e ti rrotë kari beson portalet që paguhen nga taksat tona për të debilosur trurin, ty e debilave si ti,
      Atë copy paste nga mero çorapja mund ta krahasosh me këtë që them unë për ty se e ke mamin kurvë, unë nuk kam fakte, por kaq debil sa je ashtu duhet të jetë

  16. YMER KELLIRA DUHET TE FUTET NE BIRUCE SE ZAGARI I FRUSTRUAR SEXUAL PO MASTURBON NEPER VENDE PUBLIKE ,NA ESHTE BERE TURPI I SHTETIT SHQIPETAR -JU LUTEM KASTRONE ZAGARIN thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH MUAHMED MUT VELIUT ,KOL BOLES SALLAKS FRRYK CYPIT DHE KAR BOLES BOLINO

  17. Rrëfimi i pilotit Agim Matraku: Në mars `97, Safet Zhulali dhe Qeveria më urdhëruan të hap zjarr në drejtim të Bënçës,shpellkaret nga malet me urdher te salihut zbriten ne shkoder dhe po keta moren pjese ne thyerjen e embargos ku shiten arme e nafte makines kriminale serbe,por salihu ka treguar perralla duke thene i conim nafte kosovareve per te punuar token,si nje serbo rus salihu furnizoje Arkanin me arme qe ky te bente masaker ne kosove dhe e beri.Ti cecen i ores 16:22 qe per te mbijetuar vazhdon dhe i shkerdhen motrat mamin vajzen gruan vetem per nje qellim te shtosh numrin e ceceneve qe salihu kerkon dhe ky tju perdori per te ruajtur bythen e vet.

  18. E para e punës, nuk jam unë që e cilësoj Bushatin të majtë, por është vetë ai që e ka deklaruar publikisht.
    Kur flas për mendësinë e majtë apo të djathtë, nuk kam parasysh të majtën e moderuar europiane apo të djathtën po ashtu të moderuar.
    Fjalën e kam për ballafaqimin midis dy sistemeve shtetërore ekzistuese në botë.
    Midis sistemit komunist, kinez, bjellorus apo koreanoverior e gjithë sistemit kapitalist demokratik perëmdimor.
    Lexo shkrimin e Bushatit,
    Ka një paragraf në këtë shkrim , ku ai bën fajtorë SHBA, Berlinin, Brukselin e Romën, që mbështesin “tradhëtarin e socializmit Edi Ramën”
    Fjalët në thojza , nuk janë dirrekt të tijat por fakti që Bushati është kundër cilitdo politikani shqiptar që mbështetet nga perëndimorët, të çon në këtë konkluzion.
    Pra Bushati cilëson si armik e tradhëtar të së majtës, pasi vërtetë që ai nuk ka asnjë bindje të kristalizuar ideollogjike në kokën e rij, e ka krijuar në Shqipëri një kapitalizëm çnjerëzor kriminal të modelit amerikan të gangsterëve para më shumë se dy shekujsh-
    Nga ana tjetër , Berisha, ndonëse ka qenë i sulmuar nga Bushati, po me të njejtin motiv, si i preferuar i perëndimit, kur nga sekretari i shtetit Blinken e damkosi me non grata, për Bushatin e mendësinë e tij politike, Berisha u kthye në hero, sepse sips tij ra viktimë e kapitalizmit anglo-amerikan.
    Në bindjen time, nuk është aspak e vërtetë që qeveritë e perëndimit, përfshi edhe SHBA, qenkan kaq naive e nuk e kuptojnë se çfarë mëndje ka Rama.
    Është situata gjeostrategjike aktuale me shpërthimin e luftës në kufirin e BE, që NATO-s i intereson të mos i dalin nga vatha antarët e saj , por edhe ti shtojë ata.
    Tek provinciali Rama, perëndimi ka gjetur modelin e karagjozit të dobishëm për këtë situatë.

  19. Sali Berisha si president dhe Aleksandër Meksi si kryeministër në vitet 1992 – 1996 kanë shkatërruar 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri dhe, me ligjin e tokës jashtë investimit me anë të kredive bankare, paralizuan plotësisht ekonominë Shqiptare?

    Por, ne tani kemi një fakt konkret se:

    Përpara disa vjetësh, në parlamentin e Serbisë në Beograd, një deputet u ngrit me mburrje dhe deklaroi: “Ne, me 40 milionë dollarë, kemi shkatërruar 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri”.

    1. O kar, nuk janë shkatlrruar, por dolën jashtë funksionit për shkak të vjetërrimit të teknologjisë së makinave që kishin.

      një fakt: metalurgjiku i Elbasanit si kulmi i industrisë shqiptare, kishte të instaluara makineri të teknologjisë kineze të viteve 40, dhe nqs ke tru të kuptosh, jo të bësh copy-paste, Metalurgjiku më shumë ka sjellë dëme se sa përfitime për banorët e Elbasanit!

      Je thjesht një Kar!

  20. “Në 2013-ën Berisha la pushtetin. Në 2010-ën Rusia kishte nisur konfliktin me Ukrainën. Rusia bëri marrëveshje me Bullgarinë për të kaluar Gazpromin nga Bullgaria, Greqia për të dalë në Itali.

    Këshilli i Europës nuk e pranoi. Topalli kryeparlamentarja me porosi të Berishës shkoi në Dumën ruse dhe në Shën Petërburg u dekorua me medalje nderi”Si fillim karin mbaje ne goje qe mos te qelbesh dynjane me arome haleje nga shkolla e salihut,500 uzinat u shiten per skrap dhe populli si pronar i vetem i tyre nuk perfitoje asgje,perkunder salihu me banden e shpellkareve perfituan miliarda euro dhe 40 milion ne vit nga shtepia e vertet e salih karaxhic berisha,qe eshte Beogradi

  21. ish kryeministri Sali Berisha sapo e ka shpallur të vdekur anëtarin besnik të PD-së dhe biznesmenin e ndershëm Arjan Hoxha nga Sulova e Elbasanit. Postimi ende rezulton në facebook-un e Salës ku Arjani rezulton i vdekur ndërsa unë po ua sjell të gjallë e të shëndetshëm!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *