• |
ide | kryesore

3 kushte nga Greqia për çështjen ‘Beleri’/ Deklarata dërguar 27 anëtarëve të BE-së

Lajme, Të fundit
"Beleri", Kathimerini: Greqia mund të bllokojë ndihmat për Shqipërinë



Media greke Kathimerini ka publikuar ditën e sotme në numrin e sotëm tri kushte ose hapa që duhen marrë në çështjen Beleri. Këto kushte, Greqia ia ka vendosur Shqipërisë për të pranuar hapat e ardhshëm të anëtarësimit të saj në BE.

Ato përmbahen në një deklaratë me shkrim të depozituar në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm dhe i janë bashkangjitur letrës së dërguar Tiranës dhe Shkupit nga 27 vendet e BE për hapjen e pesë kapitujve themelorë të negociatave.

Greqia kërkon që kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri të marrë detyrën menjëherë, të respektohet e drejta e tij për një proces të drejtë si dhe prezumimi i pafajësisë.

“Ashpërsimi i qëndrimit grek lidhet me intolerancën që Tirana ka treguar këtë periudhë por është edhe një mesazh për partneret europianë, të cilët konsiderojnë se Greqia po e bilaterizon çështjen Beleri, duke injoruar dimensionin e saj thellësisht evropian. Për Greqinë, situata që mbizotëron bie ndesh me vlerat tona të përbashkëta evropiane, kriteret e anëtarësimit dhe të drejtën europiane, të cilat janë të panegociueshme”, thuhet në deklaratë.

Aty theksohet se çështja Beleri “përbën një shkelje flagrante të shtetit ligjor dhe të të drejtave politike të qytetarëve shqiptarë, veçanërisht të pjesëtarëve të pakicës etnike greke. Ndaj Greqia nuk do të bjerë dakord për fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit, duke përfshirë miratimin e raportit të vlerësimit të standardeve të pazgjidhura.

Deklarata greke jep një historik të shkurtër të çështjes dhe thekson se në prag të zgjedhjeve të 14 majit, z. Beleri kishte qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve të drejtpërdrejta verbale nga lidershipi politik shqiptar. Dhe me gjithë minimin e kandidaturës së tij, ai ishte një nga shtatë kandidatët e opozitës që arriti të zgjidhej në 61 bashkitë e vendit. Pala greke përfshin edhe dimensionin minoritar të çështjes, pasi akuzon Shqipërinë për praktikë diskriminuese “kundër një anëtari të një pakice etnike të mbrojtur nga e drejta ndërkombëtare”.

Sipas tyre, paraburgimi i Belerit 7 muaj pas zgjedhjes së tij bie në kundërshtim me ligjin shqiptar sipas të cilit është e qartë se marrja e detyrave nuk duhet të ndikohet nga procesi apo përfundimi i çështjeve të pazgjidhura, pasi është një akt i thjeshtë administrativ, i cili nuk cenon pavarësinë e gjyqësorit.

Në vijim, arrihet në përfundimin se “parandalimi i betimit të kryebashkiakut të zgjedhur është një vendim politik i ndërgjegjshëm i qeverisë shqiptare, që pasqyron përbuzjen e saj ndaj parimeve themelore të shtetit të së drejtë“.



13 Comments

  1. Ramë nuk i ha fare për integrimin, por për të vjedhur nuk njeh kufij thotë:

    I plasi kari ramës

    3 ligjet 2009,qarku i fierit!!

    Nuk e do rama integrimin, rama do me vjedh me grabit me sundu

    As i plas kari fare

    Por jam shumë i lumtur për fstin e madh qe i ra patronazhistëve që jan tu i bo gati për afrikanëtnë lezhë dhe gjadër.
    U them të shkojnë familjarisht për partinë për edin, meqe nuk vemi dot ne europë , europa italiane erdhi në lezhë!!

    1. ja dhe nje cope kari tjeter qe akoma beson qe po te miratoheshin 3 ligjet ne 2009 do hynim ne europe. O kar me zile u miratuan 3 ligjet ne 2013, pse sje ne europe sot? O debil mos beso cdo gje qe del nga Shqupi se del lart e poshte tu bertit se sa kar qe je.

  2. Sa budallenj jan ata gjermat dhe presidenca spanjolle. Qe nuk kuptojn qe Rama e ben kete qe mos te futet ne be.
    Po mire vet jan budallenj. Po pse nuk degjojn greket. Qe jan rdhe te zgjuar. Po edhe na kan dashur te miren historikisht. Dhe kan ber njern qe ne te ecim para.

  3. Se ka loqe si puna juaj prandaj dhe PD do rrije gjate ne opozite. Kjo ceshtje eshte vetem sebep per Greqine. Si mund te pranoje Greqia futjen e Shqiperise ne BE kur ka akoma ligjin e luftes si dhe do ti duhej te zgjidhte ceshtjen e pronave te cameve dhe rrjedhimisht njohja e Camerise.

      1. Sepse je ti trapi qe gjykon sikur je duke dhjere ne banjo. Kush e votoi per ne bashki Bejlerin. PD dhe LSI. Dhe mos kerkoni patriotin te komunisti Berisha. Hiqni dore nga ky komunist dhe nxirrni njerez te rinj, me ide te reja.

  4. O 11:37!!! Nuk e kuptoj se e keni me Greqinë. Ai vend është demokratik dhe si fut në burg njerzit si Rama e si dikur babai i tij shpirtëror Enveri. Pastaj ka principe. Dhe ajo i respekton. Rama ka instaluar neodiktaturën dhe i bën të gjitha lëvizjet si neodiktator. Interesi i tij të jetë një monark, të pasurohet duke vjedhur pronën private e shtetërore. Të izolojë vendin nga Europa duke përdorur dhe sulmin ndaj Belerit posaçërisht. Ai e dinte që Greqia do të reagonte. Pra ja arrin qëllimit duke përdorur ligjin për të burgosur atë për të rrëmbyer trojet Himariote dhe të mbajë Shqipërinë larg Europës!!

    1. Gimi po fle prape me koken nga kembet. Akoma nuk ka thene doktori qe hena eshte katrore qe dhe ti ta besosh.

  5. Nese ceshtja “Bejleri” sherben sadopak si nje ditare qe nderkombetaret te shohin me fakte

    se cfar regjimi sundon Shqiperine, se si shkelen hapur te drejtat themelore te njerzve, sesi

    perdoret policia dhe drejtesia si vegla te pushtetit, se si dhunohen ,vidhen e manipulohern

    zgjedhjet me qellim per te vjedhur Shqiperine, atehere ok, eshte i mireseardhur jo

    vetem kontributi i Greqise por edhe i Madakaskarit qofte.

    1. Kujt po I rruhet palla te gabelet e anadollit .Hedhin vickla se e ndjejne qe ringritja e kombit arberor nuk pengohet dot dhe ceshtja e Camerise po rihapet nga kancelarite e shteteve demokratike perendimore per zgjidhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *