• |
ide | kryesore

Si i doli për zot Rama investimit me letra false në Dhërmi

Arkiva, Kryesore, Lajme
Olta Xhaçka



Arrestimi i Jorgo Goros për dokumentat false të “investimit strategjik” të Artan Gaçit, mik i vjetër i Edi Ramës dhe bashkëshort i ish-ministres Olta Xhaçka duhet parë edhe si konfirmim i akuzave se grabitja e tokave në bregdet është bërë me bekimin e pushtetit në Tiranë.

Deri para arrestimit të Goros, grabitja është mbrojtur nga pushteti, madje janë bërë disa beteja politike me opozitën që tentoi t’i afrohej hotelit të Artan Gaçit, por në të gjitha rastet, investimit i ka dalë për zot Edi Rama.

Arrestimi i Fredi Belerit në 12 Maj

Burgosja e kandidatit të opozitës për Himarën dhe refuzimi për t’i dhënë leje të betohet është parë nën sfondin e përplasjeve me Greqinë, ndërkohë që çështja e pronave të banorëve të Himarës ka qenë një nga kuajt e betejës së Fredi Belerit.

Gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 Majit, Fredi Beleri i premtoi banorëve se do t’i ndihmonte të merrnin AMTP dhe se do të denonconte rastet e tjetërsimit të pronave. Kjo ishte edhe çështja që ngritën zërat në mbrojtje të Belerit nga Greqia.

Në një letër që i dërgoi politikanit grek Margaritis Schinas njëkohësisht zëvendëspresident i Komisionit Evropian, kryeministri Rama e relativizon problemin e pronave në Himarë duke thënë se nuk ka asnjë dallim nga problemet që kanë qytetarët shqiptarë.

Pasi kishte arrestuar Belerin, Rama shprehej se nuk ka asnjë fakt konkret, “që do të mund të provonte se në Shqipëri ka vërtetë një problem specifik të drejtash apo pronash për minoritetin grek, i cili ndryshon nga problemi tërësor i trashëguar i Shqipërisë me pronat e gjithë qytetarëve shqiptarë”.

Ky pohim i Ramës është një gjysëm-e vërtetë. Sepse banorët e Himarës nuk diskriminohen për origjinën, por se pronat e tyre marrin një vlerë tjetër për shkak të zhvillimit të turizmit, që e bën Himarën një ndër zonat më të lakmuara nga biznesmenët në Shqipëri.

Në përgjigje të Ramës për këtë konstatim, Fredi Beleri këmbëngulte nga burgu se “çdo ditë po dalin prova të vjedhjes së pronave të tyre legjitime nga banda e bashkisë Himarë, e cila vijon grabitjen me bekimin e qeverisë. Unë personalisht do vazhdoj të denoncoj dhe të depozitoj kallëzim për çdo rast në mbrojtje të interesave të çdo centimetri katror të pronave të himariotëve!”

Me gjithë ngjyrimet nacionaliste që ka pasur historia e Belerit, duhet thënë se linja e konfliktit për pronat është një nga arsyet më të qenësishme se pse ai u burgos. Si shmangie e një faktori që rrezikonte denoncimin e skandaleve, si ky i hotelit të Artan Gaçit.

Përgjigjia për denoncimin e Belerit gjatë intervistës me gazetarin grek

Pasi arrestoi Fredi Belerin, kryeministri Rama bëri disa manovra për t’i zbutur sulmet diplomacisë greke. Një nga këto ishte edhe intervista që dha për gazetarin grek të Ekathimerini, Pavlos Papadoupolos me të cilin pati një bisedë të gjatë për arrestimin e Belerit.

Gazetari grek e pyeti kryeministrin tonë për çështjen e falsifikimit të dokumentave në investimin e Artan Gaçit dhe për këtë mori një përgjigje interesante. Sipas logjikës së Ramës, meqë askush nga pronarët nuk po ankohej, atëherë gjërat ishin në rregull.

Rama lë të kuptohet se me denoncimin e tij, ishte Fredi Beleri që po pengonte zhvillimin e zonës.

Duhet thënë se asokohe, Fredi Beleri e kishte denoncuar rastin e falsifikimit në SPAK dhe Rama kishte shkarkuar Olta Xhaçkën.

Pyetja e gazetarit grek Pavlos Papadopoulos: Ekzistojnë histori për anëtar të qeverisë që mbështesin interesa të veçanta në Himarë. Një prej tyre, historia e Artan Gaçi, bashkëshorti i Olta Xhaçka ministre e Jashtme, që është pronar i AGTCC Hotel Managment dhe se kjo kompani është vendosur investitor strategjik në Himarë. Madje u bë bisedë e madhe në parlamentin shqiptar dhe Gjykatën e Lartë. Si e komentoni këtë?

Përgjigjet Edi Rama: “Dëgjoni, nëse debatet në Parlament do ishin prova, atëherë nuk do duhet të flisnit me mua por të lajmëroni të policinë ku ndodhem. Çdo hotel në çdo plazh shqiptar ka leje funksionimi. Leja që i’u dha këtij investitori ishte mes mijëra të tjerave që u dhanë nga Adriatiku në Veri deri në Jug. Pyetja nuk u drejtua nga pronarë që gjoja i vodhën. Përkundrazi, pronarët aty bënë një marrëveshje si kudo tjetër. Kur pronarët nuk janë të kënaqur nuk bëjnë marrëveshje ose flasin hapur për padrejtësitë. Pyetja ime është e thjeshtë. Çfarë duan ata që reagojnë? Duan që njerëzit që jetojnë në Himarë të zhvillojnë tokën apo të jetojnë si Robinson Kruzo? Njerëzit përdorin tokën sipas planit dhe paguhen mirë, marrin shumë para. Duam të zhvillojnë Himarën, duam të zhvillojmë çdo zonë të vendit dhe nuk mund të më gjeni një rast kur në një zonë morëm tokë e lejuam investime strategjike duke shkelur të drejtat e pronarëve”.

Refuzimi për ta çuar mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese

Akuzat e para për hotelin me pesë yje në Dhërmi, u bënë nga media dhe nga opozita për konfliktin e interesit mes Olta Xhaçkës, si ministre dhe vendimit të qeverisë për shpalljen e bashkëshortit të saj Artan Gaçi, investitor strategjik.

Opozita kërkoi që Gjykata Kushtetuese t’i heqë mandatin deputetes. Çështja shkoi një herë në Kushtetuese, që e riktheu në kuvend për të bërë një korrigjim në procedura. Për ta mbrojtur kolegen e tyre, socialistët i ngrinë procedurat. Olta Xhaçka vazhdon ta mbajë mandatin e deputetes, gjithnjë duke qenë nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Në një fjalim që mbajti në parlament mbi çështjen e hotelit, Olta Xhaçka ka thënë se për të shmangur konflikin e interesit ajo mungoi në mbledhjen e qeverisë ku u mor vendim për bashkëshortin e saj. Ndërkohë, Rama, edhe kur flitej për konfliktin e interesit, sërish e relativizoi shqetësimin e opinionit publik.

“Kjo e të afërmve në qeveri është një këngë që unë e kam dëgjuar gjithë jetën dhe e di që nuk do të ndalet dot. Aq më tepër në një vend si i yni, që është i vogël dhe të gjithë dalim të afërm me njëri-tjetrin. Se dëgjoj lloj lloj brockullash dhe afërsish që janë të imagjinuara. Unë do doja më shumë investitorë strategjikë shqiptarë” u shpreh Rama.

Arrestimi i Goros si zyrtari më i lartë përgjegjës për falsifikimin

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro u arrestua pasditen e së shtunës, nën dyshimet se përmes dokumentave të falsifikuar ka lejuar rregjistrimin e parregullt të dy pasurive të patundshme në bregdet, të cilat, pas disa transaksioneve, i kaluan sipërmarrësit Artan Gaçi, bashkëshort i ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka, për të ndërtuar një kompleks turistik në bregdetin e Dhërmiut.

Duhet thënë se hetimet e SPAK janë ndalur tek arrestimi i Jorgo Goros, ndërkohë që biznesi që përfitoi nga falsifikimi është ai i ish ministres së jashtme Olta Xhaçka. Mbetet për t’u parë nëse hetimet e SPAK do të avancojnë më lart, por duket se edhe në këtë rast çifti Gaçi-Xhaçka janë mollë e ndaluar për SPAK. Për të kuptuar se kush i mbron, nuk është e vështirë./Lapsi.al



12 Comments

  1. ARRESTOHET KADRI YMER KELLIRA POLICIA E KAPI KADRI YMERIN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH

    FRRYK CYPIT
    MUT VELIUT
    KOL KYCIT SALLAKS
    KAR BOLES BOLINO
    DENIS MINGES
    BATON STANISHQIY
    KRESHNIK SPAHIUT
    BERAT BYTH-ALES
    MENTOR NAZARKOS
    YLLI PATES
    IDAJET BYTHQIRIT
    ROMEO KAR-s
    SKENDER GERON MINXHOZIT
    DRITAN HALE-s

    1. Mbas gjithë këtyre që po bën Edvini, opozita duhet të bashkohet menjëherë.
      Ndryshe le ti qajë zgjedhjet e vitit 2029.

  2. I mbron çingia e gjatë.
    Gaçët gagaçët çuçkat xhaçkat duçkat larot dhe kuçkat e tjera te haremit të tijë pervers.
    Skeni pare gjë akoma o popolo dele votëshitës.

  3. I mbron çingia e gjatë.
    Gaçët gagaçët çuçkat xhaçkat duçkat larot dhe kuçkat e tjera te haremit të tijë pervers.
    Skeni pare gjë akoma o popolo dele votëshitës.

  4. Një qytetar i guximshëm i ka numëruar sot Sali Berishës, pikërisht poshtë ballkonit të ti,j të këqijat më të mëdha që i kanë ndodhur vendit gjatë qeverisjes së tij: piramidat, tragjedia e Gërdecit, apo vrasjet e 21 Janarit.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Jo mo!

      Ja edhe ti ia numrove!

      Shkoni merrni pagën minimale për një javë ushqim te rama!
      Idiot!

  5. padinë e ka bërë Fredi Beleri dhe i përfoluri si blerës është Artan Gaçi, ish- deputet socialist, i cili për fatin e tij të keq, për shkak të kësaj xhungle në pronësinë në bregdetin shqiptar, e ka blerë tre herë atë copë toke, një herë nga ai që kishte certifikatën, që rezulton që e ka marrë me hile, një herë nga ai i vërteti, që nuk merrte dot certifikatën, dhe pastaj dhe nga qeveria shqiptare, në përpjekje për t’u bërë

    1. Vazhdojnë bodrumistat me komente mbrojtëse, sa të ketë kavie si ju ai milet nuk do ngrejë kokë kurrë!

  6. Pra qe ta kuptojme: ish deputeti dhe zyrtar i larte i PS, dhe deputetja, ish ministre, zyrtare e larte politike e PS-bashkeshorte e te parit , dhe sebashku pjese e rrethit te ngushte te Kryeministrit, deputetit dhe kryetar i PS, kane perftuar nga tranksaksione pronesie me baze falsifikim, nga zyrtare ne Himare. Rrjedhimisht, lejet dhe akordimi si “investitore strategjik” jane nul-te mbeshtetura ne falsifikim.

    Nuk po shohim ende akuze per te lartpermendurit per korrupsion te shkalles me te larte, asaj te kapjes se shtetit?!

    Nuk po shohim ndonje listim “non grata” nga aleatet angllo-amerikane qe u zotuan te “ashpersojne” ndershkimet per lideret e korruptuar???!!!

    Edhe nje fije qe ishte ra dhe hipokrizia paraqitet me fytyren e plote kriminale.

  7. në dosjen Non Grata te britanikeve per Berishen te jete perfshire edhe Fation Dauti si dhe pamjet e tij duke thyer deren e PD në përkrahje të Berishës.

    Kjo per te vertetuar një nga lidhjet e Berishes me krimin, pasi UK e shpalli Berishen non grata per korrupsion dhe lidhje me krimin.Bravo lapsi nxiton ta mbushe me lajme nga rusia,putin tha keshtu e ashtu,putini i fut friken perendimit,pitini vetem ha mut njelloj si salihu ketu

  8. O zoteri denoncues i Ymer Gelbazes te lutem pse e ke harruar prej kohesh njefare Julian Zyla? Ai konkuron bindshem me Ymerin. Te lutem perfshije ne liste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *