• |
ide | kryesore

Vritet shqiptari në burgun grek prej bandave rivale

Lajme


Një tjetër shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme në burgjet greke.

Bëhet fjalë për Albert Bakon, për të cilin mediat greke raportojnë se është vrarë nga bandat rivale.

“Protothema” shkruan se ngjarja ka ndodhur në burgun e Koridhalos në Athinë.

Bako ishte transferuar aty prej burgut të Chania-s. Ai ishte dënuar si autor i një sulmi në një lokal në Mikrolimano, në nëntor të vitit 2014, ku u plagosën dhe 14 persona.

Ai përmendet gjithashtu si përfshirë në vrasjen e avokatit grek Antonopoulos.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *